|
Qeveria autorizon MT-nė pėr zgjedhjen e operatorit mobil
Prishtinė, 19 gusht 2004 - Qeveria e Kosovės, mbajti sot mbledhjen e saj tė rregullt, nėn drejtimin e Kryeministrit Bajram Rexhepi. Nė njoftimin e lėshuar pas mbledhjes thuhet se nė kėtė mbledhje u shqyrtua raporti pėr procesin e tenderit publik pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė, tė pėrpiluar nga korporata "HELM" dhe vendimi i Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit.
Pas shqyrtimit, Qeveria sugjeroi qė Ministria e Trasportit dhe Postė-Telekomunikacionit, nė koordinim me Pėrfaqėsuesin e Pėrhershėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, tė ndėrmarrin hapa tė mėtutjeshėm nė lidhje mė kėtė ēėshtje, konform ligjit.
Nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė u rishqyrtua edhe ēėshtja e kontratės kolektive dhe vėrejtjet lidhur me kėtė dokument. Qeveria vendosi tė autorizojė Ministrinė e Punės e Mirėqenies Sociale qė kėtė ēėshtje ta kthejė prapa, nė grupin trepalėsh, dhe nė afat sa mė tė shkurtėr tė bėhet harmonizimi i tekstit lidhur me ēėshtjet e hapura.
ECIKS / Balkanweb
|