| |
|

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |
| |
|
Themelohet Zyra pėr Proceset e Integrimit Evropian
Prishtinė, 17 gusht 2004 - Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, duke vepruar me kėrkesė tė Qeverisė dhe duke u bazuar nė propozimin e Kryeministrit, shpalli Urdhėresėn administrative pėr themelimin e Zyrės pėr Proceset e Integrimit Evropian (ZPIE) nė kuadėr tė Zyrės sė Kryeministrit. Kjo zyrė ėshtė paraparė tė veprojė nėn autoritetin politik tė Kryeministrit.
Zyra pėr Proceset e Integrimit Evropian do tė koordinojė aktivitetet qeveritare nė fushėn e pėrafrimit me normat dhe standardet e BE-sė si dhe nė raport me pjesėmarrjen e Kosovės nė Procesin e Stabilizim Asociimit. ZPIE do tė bashkėrendojė aktivitetet nė vijim:
Formulimin e propozimeve pėr avancimin e aktiviteteve tė Qeverisė me qėllim tė pėrafrimit tė normave dhe standardeve me ato tė BE-sė;
Do tė mbikėqyrė zhvillimin dhe zbatimin e programit tė pėrgjithshėm tė Qeverisė nė pėrafrimin me standardet relevante tė BE-sė;
Do tė pėrcjellė rekomandimet brenda Planit tė Standardeve pėr Kosovėn dhe Mekanizimit Pėrcjellės tė Procesit tė Stabilizim Asociimit pėrmes koordinimit me ministritė kompetente dhe sipas nevojės me UNMIK-un;
Lehtėsojė procesin e zbatimit tė standardeve pėr Kosovėn me qėllim tė arritjes sė pajtueshmėrisė me standardet e BE-sė nė bashkėpunim me zyrtarėt relevante dhe ministritė kompetente;
Monitorojė zhvillimin e legjislacionit dhe politikėn e BE-sė me rėndėsi pėr pjesėmarrjen nė PSA dhe nė zbatimin e standardeve pėr Kosovėn si dhe do tė kėshillojė Kryeministrin dhe Qeverinė pėr kėtė.
Zyra pėr Proceset e Integrimit Evropian poashtu do tė formulojė propozime pėr zhvillimin e kapaciteteve tė Qeverisė pėr harmonizimin e ligjeve dhe kontrollimin e pajtueshmėrisė me acquis communautaire (legjislacionin e BE-se) duke pėrfshirė edhe propozimet pėr lėmitė prioritare nė harmonizimin e ligjeve. Zyra nė fjalė do tė udhėheqė kėrkime nė lėmin e politikės dhe zhvillimeve tė BE-sė, do tė pėrgatit pako udhėzuese pėr Kryeministrin dhe Qeverinė dhe do ti njoftojė ata pėr PSA dhe zhvillimet e BE-sė si dhe do tė udhėheq programe aftėsimi mbi PSA pėr personelin e zyrės dhe nėpunėsit e tjerė civil nė bashkėpunim me MSHP.
Pėrgjegjėsi tjetėr e zyrės ėshtė poashtu organizimi dhe bashkėrenditja e pėrkthimeve tė ligjeve dhe dokumenteve relevante tė BE-sė dhe shqyrtimin i pėrkthimit tė ligjeve dhe dokumenteve tė IPVQ-ve me qėllim qė pėrkthimet tė jenė konsistente me terminologjinė standarde tė BE-sė dhe fjalorin e acquis communautaire.
Zyra pėr Proceset e Integrimit Evropian do tė plotėsohet me nėpunės civil tė cilėt do tė jenė nėn autoritetin administrativ tė Sekretarit tė Pėrhershėm tė Zyrės sė Kryeministrit.
Struktura e zyrės pėrfshin 7 njėsi tė cilat janė pėrgjegjėse pėr:
Ēėshtjet administrative tė zyrės
Zbatimin e elementeve tė BE-sė pėr standardet pėr Kosovėn
Menaxhimin e MPS
Harmonizimin legjislativ me normat dhe standardet e BE-sė
Planifikimin dhe bashkėrendimin e krijimit tė politikave
Shėrbimet e informimit, aftėsimit dhe pėrkthimit dhe
Programet e ndihmave
ECIKS / Zyra per Informim Publik e Kryeministrit
|
| |
|
|
| |
|
|
|

| Titujt e lajmeve të fundit |


Publikimet e deritashme
|
|
|
|