|
Legalizohet zyra pėr energji pranė kryeministrisė
Prishtinė, 07 gusht 2004 - Ushtruesi i detyrės sė PSSP-sė,Ēarls Brajshou nėnshkroi urdhėresėn administrative (NO.2004/21) me tė cilėn legalizohet Zyra pėr Energji pranė zyrės sė kryeministrit tė Kosovės. Kjo zyre do tė jetė pėrgjegjėse pėr koordinimin e aktiviteteve tė Qeverisė nė sektorin e Energjisė me qėllim tė ndėrmjetėsimit dhe zhvillimit tė strategjisė pėr energji nė Kosovė. Aktivitetet e kėsaj zyre do tė koordinohen me UNMIK-un, nė veēanti nė fushat tė cilat mbesin pėrgjegjėsi e rezervuar pėr PSSP-nė. Aktivitetet e kėsaj zyre nė mesin e tjerave, pėrfshijnė: Zhvillimin e politikave dhe strategjive nė sektorin e energjisė, implemetimin dhe menaxhimin e strategjisė sė energjisė dhe zhvillimin e politikave qė ofrojnė kombinimet mė tė vlefshme ekonomike, sociale dhe tė ambientit nga sektori i energjisė. Nė bashkėpunim me PSSP-nė, tė ushtrojė detyrėn e ndėrlidhėsit pėr aktivitetet qė kanė pėr qėllim integrimin rajonal nė tregun e energjisė, tė tėrheq prodhues tė pavarur tė energjisė pėr ndėrtimin e njė Termocentrali tė ri tė rrymės nė Kosovė, tė koordinojė aktivitetet lidhur me themelimin e njė miniere tė re linjitit nė Kosovė, tė ndėrmjetėsojė harmonizimin e tatimit nė lėndė djegėse, tė pėrgatis bilance vjetore tė energjisė, procesojė statistikat e energjisė dhe azhurojė parashikimet pėr kėrkesat e energjisė, tė promovojė energjinė dhe aktivitetet e ndėrlidhura me qėllim tė zvoglimit tė ndotjes sė ambientit tė informojė publikun pėr zhvillimet nė sektorin e energjisė. Tė punėsuarit e zyrės pėr energji do tė jenė staf civil nėn administrimin e Sekretarit tė Pėrhershėm tė Zyrės sė Kryeministrit.
ECIKS / RTK
|