|
Beogradi kundėr ndėrtimit tė termocentralit nė Kosovė
Prishtinė, 06 gusht 2004 - Kosova do tė ketė sė shpejti njė termocentral tė sajin si dhe njė minierė linjiti, gjė qė do t'i japė mė shumė shanse ekonomisė sė saj. Planet pėr ndėrtimin e centralit elektrik dhe minierės sė linjitit janė prezantuar pardje nga zyrtarėt e UNMIK-ut, por kjo ka shkaktuar rritjen e tensioneve nė Beograd. Sipas zyrtarėve serbė, Kosova ėshtė ende pjesė e territorit serb dhe qeveria serbe e konsideron pronė tė saj pasurinė natyrore tė Kosovės. Ndėrkohė, zyrtarėt e UNMIK-ut kanė deklaruar se kanė edhe mbėshtetjen e Bankės Botėrore pėr kėtė nismė. "Kosova duhet tė shfrytėzojė asetin e saj parėsor natyror: sasitė e mėdha tė linjitit, qė ėshtė i cilėsisė mė tė mirė nė Evropė. Ky aset duhet tė shfrytėzohet pėr tė tėrhequr investimet dhe pėr tė hapur fronte tė reja pune", bėri tė ditur UNMIK-u nėpėrmjet njė deklarate. Planifikimi dhe tenderimi pėr njė projekt tė tillė do tė kryhet nė bashkėpunim tė ngushtė me institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes. Pėrllogaritja e burimeve ekonomike tė shfrytėzueshme nė Kosovė ėshtė rreth 10 000 mega tonė, shifra mė e lartė dhe burimet mė tė favorshme tė linjitit nė Evropė.
ECIKS / RTK
|