|
UNMIK planifikon ndėrtimin e njė centrali elektrik
Prishtinė, 04 gusht 2004 - UNMIK-u publikoi dje planet pėr ndėrtimin e njė centrali elektrik dhe njė miniere linjiti nė Kosovė. Synimi ėshtė pėrmbushja nė tė ardhmen e kėrkesave tė brendshme, industriale dhe tė eksporteve nė Kosovė. "Kosova duhet tė shfrytėzojė asetin e saj parėsor natyror: sasitė e mėdha tė linjitit, qė ėshtė i cilėsisė mė tė mirė nė Evropė. Ky aset duhet tė shfrytėzohet pėr tė tėrhequr investimet dhe pėr tė hapur fronte tė reja pune", bėri tė ditur UNMIK-u nėpėrmjet njė deklarate. Planifikimi dhe tenderimi pėr njė projekt tė tillė do tė kryhet nė bashkėpunim tė ngushtė me institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes, theksoi UNMIK-u. Shefi ekonomik i OKB-sė nė Kosovė, Nikolaus Lambsdorff, pranoi se ekzistonin disa "ēėshtje teknike dhe ligjore", qė nevojitej tė diskutoheshin pėrpara nisjes sė tenderit pėr projektin nė fjalė. Kėtu pėrfshihej miratimi i njė ligji pėr energjitikėn dhe i njė rregulloreje, ku i lejohet misionit tė UNMIK-ut dhėnia e licensave pėr hapjen e minierave. Pėrllogaritja e pėrgjithshme e burimeve ekonomike tė shfrytėzueshme nė Kosovė ėshtė afėrsisht 10 000 mega tonė, qė pėrfaqėson shifrėn mė tė lartė dhe burimet mė tė favorshme tė linjitit nė Evropė .
ECIKS / RTK
|