|
Ulqini e Shkodra nėnshkruajnė marrėveshje bashkėpunimi
Ulqin, 28 korrik 2004 - Nė qytetin e Ulqinit u nėnshkrua marrėveshja e bashkėpunimit ndėrmjet pushteteve vendore tė kėtij qyteti dhe Shkodrės.
Marrėveshja, qė u nėnshkrua nga kryetarėt e dy bashkive, Fuat Limani dhe Artan Haxhi, parashikon bashkėpunimin nė fushėn e turizmit, infrastrukturės, mjedisit, kulturės, sportit, parandalimin e tregtisė sė paligjshme, arsimit, shėndetėsisė, si dhe zbatimin e projekteve tė pėrbashkėta ndėrkufitare. Drejtuesit e bashkive tė dy qyteteve pėrsėritėn nevojėn e rritjes sė bashkėpunimit nė fusha me interes tė pėrbashket.
ECIKS / RTK
|