|
BE fillon programin pėr standardet ekonomike
Prishtinė, 22 korrik 2004 - Qė nga sot bashkėsia europiane fillon programin e realizimit tė standardeve ekonomike pėr Kosovėn, thotė Monik De Grut zėdhėnėse e Bashkėsisė Europiane. Pėrderisa OSBE-ja shprehet optimiste se serbėt e Kosovės, respektivisht Koalicioni Kthimi do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e tetorit, u tha sot nė mbledhjen e rregullt me gazetarė tė UNMIK-ut.
Cilat janė ato standarde ekonomike pėr tė cilat do tė diskutohet nesėr, kur problemi i rrymės nė Kosovė ėshtė rikthyer si nė kohėn e pasluftės? A nuk ėshtė rryma faktori kryesor i ekonomisė? - ishin pyetjet e gazetarėve drejtuar zėdhėnėses sė Bashkimit Europian, Monik De Groot, e cila pranoi se rryma ėshtė e domosdoshme por hedhi fajin nė ish-strukturat udhėheqėse tė KEK-ut si dhe tek personat tė cilėt nuk e paguajnė rrymėn.
"E dimė se energjia ėshtė pjesė shumė e rėndėsishme e zhvillimit dhe plotėsimit tė kėtij standardi, si dhe gjendja momentale nuk ėshtė shumė shpresėdhėnse. Por, pėr momentin ne jemi duke punuar nė tė dhe po mundohemi qė ta gjejmė se tek kush ėshtė pėrgjegjėsia, pėrderisa dihet mirė qė shumica e popullatės nuk po i paguajnė faturat e energjisė elektrike. Pra, ata e kanė pėrgjegjėsinė mė tė madhe dhe pagesa e faturave ėshtė njė nga faktorėt pėr pėrmbushjen e kėtij standardi" tha De Grut.
Ndėrkaq, zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Metild Heneke tha se ėshtė shpresdhėnėse se nė disa javėt e fundit serbėt marrin pjesė nė jetėn politike nė Kosovė, duke shtuar se UNMIK-u ėshtė optimist se ata do tė marrin pjesė por "ata janė duke marrur pjesė nė grupin kėshilldhėnės pėr siguri dhe e kanė nėnshkruar njė deklaratė tė pėrbashkėt. Pėr kėtė ne jemi optimist pėr tė ardhmen por ende jemi nė negociata tė vazhdueshme me palėn serbe dhe shpresojmė se ata do tė marrin pjesė nė zgjedhje".
Deri mė tani ėshtė regjistruar vetėm njė nismė qytetare e serbėve por pritet qė edhe Koalicioni Kthimi tė marrė pjesė nė zgjedhjet e tetorit, u shpreh zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Metild Heneke.
ECIKS / RTK
|