|
BSPK e shqetėsuar pėr sigurinė e punėtorėve
Prishtinė, 21 korrik 2004 - Me rastin e mbytjes sė dy punėtorėve tė Mihjes Sipėrfaqėsore tė Mirashit, Ekrem Xhemajl Ibrahimit (49) nga Plemetini dhe Zymber Azem Preniqi (62) nga Hadja, Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės shpreh indinjatėn dhe shqetėsimin e thellė pėr mosmbrojtjen dhe sigurinė e punėtorėve tė Kosovės nė vendet e tyre tė punės. Nė reagimin e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės thuhet se ky nuk ėshtė rasti i parė. Nė Kosovė, nė pesė vjetėt e fundit, kanė ndodhur disa raste tė tilla, sidomos nė KEK, pėr ēka udhėheqja e BSPK-sė konsideron se kjo ėshtė njė papėrgjegjėsi e plotė e organeve kompetente pėr moszbatim tė Ligjit pėr Mbrojtje nė Punė dhe tė rregulloreve tė brendshme tė ndėrmarrjeve pėr kėtė ēėshtje. Nė radhė tė parė, pėrgjegjėsit kryesorė janė Qeveria e Kosovės, UNMIK-u, AKM-ja dhe menaxhmentet e ndėrmarrjeve, thuhet nė reagimin e BSPK-sė. Edhe pse kohė mė parė Kuvendi i Kosovės e ka miratuar Ligjin nė fjalė, udhėheqja e BSPK-sė mendon se ai nuk po zbatohet nė tėrėsi, prandaj edhe po ndodhin kėso rastesh. Nisur nga kjo, mendojmė se reagimet dhe shqetėsimet e punėtorėve pėr kėto dhe pėr diskriminime tė tjera qė po u bėhen atyre, janė tė arsyeshme dhe legjitime. Njė revoltė e tillė u shpreh edhe nė protestėn e fundit gjithėpunėtore, qė u mbajt para do ditėsh, nė Prishtinė, me ē'rast u kėrkua miratimi dhe zbatimi i ligjeve tė ndryshme pėr mbrojtjen e punėtorėve. Andaj, udhėheqja e BSPK-sė edhe njė herė kėrkon nga organet kompetente, sidomos nga Qeveria e Kosovės, qė ta zbatojnė Ligjin pėr Mbrojtje nė Punė, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen mos tė ndodhin raste tragjike tė punėtorėve nė vendet e punės. Nė kėtė drejtim, mendojmė se edhe Inspektorati i Punės do tė duhej tė luajė rol mė aktiv dhe tė bėjė kontroll mė tė rreptė nėpėr ndėrrmarrje dhe gjetiu, pėr t'iu siguruar punėtorėve kushte mė tė mira pune, thuhet nė njė reagim tė Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, tė nėnshkruar kryetari Bahri Shabani.
ECIKS / Balkanweb
|