|
Kryeministri vizitoi Kosovėn B
Prishtinė, 14 korrik 2004 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimt Hapsinor Ethem Ēeku, vizituan termocentralet "Kosova B", njofton zyra pėr informim e kryeministrit. Me kėtė rast pėr punėn rreth rivitalizimit te termocentraleve kryeministrin e informuan drejtori Ali Hamiti dhe pėrfaqėsuesit e bordit tė KEK-ut.
Prodhimtaria e enegjisė elektrike ėshtė stabilizuar mirė, dhe sipas ekspertve kjo gjendje do tė vazhdoj edhe mė tutje. Blloku i parė ėshtė nė funksion dhe ėshtė duke punuar mirė. Poashtu blloku i dytė ėshtė duke u riparuar dhe pritet qė punėt tė kryehen deri nė tetor tė kėtij viti.
Kryeministri Rexhepi theksoi se ne e mbėshtesim riparimin e KEK-ut. Kėtė e kemi bėrė edhe mė heret nga suficiti buxhetor i Kosovės sepse jemi tė interesuar jetėsisht qė tė kemi njė prodhimtari tė stabilizuar tė energjisė elektirke.
Kryeministri Rexhepi edhe njė herė apeloi tek shfrytėzuesit e energjisė elektrike sidomos shfrytėzuesit e mėdhenjė qė tė kryejnė obligimet ndaj KEK-ut dhe tė shlyejnė borxhet pėr energjinė e harxhuar. Pa kėtė vėshtirė se do tė kemi furnizim tė rregullt tė ekonomisė dhe tė familjeve. Sa do tė kemi rrymė do tė varet nga ne se sa e pagujmė energjinė e shpenzuar, theksoi kryeministri Bajram Rexhepi.
ECIKS
|