|
Gruri vendės siguron 60 % tė nevojave tė vendit
Prishtinė, 14 korrik 2004 - Korrje-shirjet e kėtij viti dėshmojnė se nė krahasim me vitet e kaluara ka njė rritje tė dukshme tė rendimenteve tė grurit, me tė cilat parashikohet tė plotėsohen rreth 60 pėr qind e nevojave tė kosovarėve, thanė pėr Biznesin zyrtarė tė Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Jusuf Salihu, zėdhėnės i Ministrisė sė Bujqėsisė, tha se sivjet janė mbjellur rreth 80 mijė hektarė grurė. Sipas tij, duke marrė parasysh gjendjen momentale tė drithėrave, nė krahasim me vitin e kaluar, rezultatet janė mjaft inkurajuese. Besojmė se sivjet do tė ketė rritje tė rendimenteve duke llogaritur se rendimenti pėr hektar ka arritur nė disa rajone prej 350-400 kv grurė, tha ai. Korrje-shirjet nė Rrafshin e Dukagjinit, sipas tij, kanė filluar dy javė mė parė, ndėrsa kanė filluar edhe pėrgatitjet intensive pėr futjen e autokombajnave edhe nė vendet e tjera. Salihu tha se korrjet do tė bėhen sė shpejti edhe nė pjesėt ku ėshtė mbjellur gruri pėr farė. Rreth 2000 hektarė tokė janė mbjellur pėr pėrpunimin dhe nxjerrjen e farės sė grurit nga fushat tona, tha ai. Deri tani fara e grurit ėshtė importuar dhe tani janė bėrė hapat e parė qė pėrmes Shoqatės sė Kultivuesve tė Farės tė mbillen disa varietete tė farės sė grurit. Fara e grurit ėshtė mbjellur kryesisht nė komunėn e Ferizajt, ku toka ėshtė pjellore pėr kultivimin e saj.
Zyrtarėt e Ministrisė sė Bujqėsisė shpresojnė se gjithēka do tė shkojė mbarė, duke marrė parasysh se kanė angazhuar rreth 90 autokombajna. Bujqit janė trajnuar pėr drejtimin dhe ndėrrimin e pjesėve rezervė nė autokombanja, tha Salihu. Sipas tij, me teknologjinė ekzistuese, do tė arrihet pėrfundimi me sukses i korrje-shirjeve, por pėr vitin e ardhshėm parashikohet qė tė ndėrrohet shumica e kombajnave. Duke marrė parasysh qė kėtė vit janė bėrė ndryshime nė politikėn fiskale, ministria parashikon qė nė vitin 2005 tė sjellė nga shtetet e tjera teknologji tė re bujqėsore, pėrfshi edhe kombajna, traktorė, etj, pa doganė. Kjo, siē thuhet, do tė jetė lehtėsim edhe pėr fermerėt individualė.
Burimet
Kosova disponon 577 mijė hektarė tokė bujqėsore, prej tė cilave 272 hektarė janė tė mbjellura me kultura bujqėsore, ndėrsa pjesa tjetėr janė livadhe, kullota dhe djerrina. Rreth 88 pėr qind e tokės bujqėsore ėshtė pronė private dhe pjesa tjetėr pronė shoqėrore. Hulumtimet e ndryshme tregojnė se toka bujqėsore dita ditės po zvogėlohet pėr shkak tė shfrytėzimit tė saj pėr nevoja tė tjera. Sipas ekspertėve tė MBPZHR, nė krahasim me vendet e rajonit, rendimentet e grurit nė Kosovės janė mė tė ulėta, sepse kultura e grurit nė Kosovė kultivohet nė mėnyrė tradicionale, qė do tė thotė, se ai nuk kultivohet pėr shitje.
ECIKS / Biznesi
|