|
Prishtinė: 'Trafiku Urban' para falimentimit
Prishtinė, 13 korrik 2004 - Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri tha sot se Komuna do tė vazhdojė tė angazhohet pėr krijimin e njė rregulli gjatė transportit tė udhėtarėve nėpėr kryeqytet. Duke folur para punėtorėve tė Ndėrrmarrjes Publike Komunale, "Trafiku Urban", Beqiri ka thėnė se mungesa e ligjeve dhe pėrkrahja jo e mjaftueshme e SHPK-sė kanė ngushtuar hapėsirėn pėr veprim tė Komunės lidhur me kėtė ēėshtje. Ndėrmarrja publike komunale Trafiku Urban ėshtė duke punuar me humbje si pasojė e veprimit tė mbi 600 kombibusėve nėpėr rrugėt e kryeqytetit. Drejtori i kėsaj ndėrmarrje, Latif Xhemajli ka kėrkuar sot nga udhėheqja e Kuvendit Komunal tė Prishtinės qė tė ndėrmerr ndonjė hap i cili do ta parandalonte falimentimin e ndėrrmarjes. Por kryetari, Ismet Beqiri ka thėnė se mungesa e njė ligji pėrkatės dhe pėrkrahja jo e mjaftueshme e policisė e kanė ngushtuar hapsirėn pėr veprim tė Komunės. Drejtori i ndėrmarrjes, "Trafiku Urban", Latif Xhemajli ka thėnė ndėrkaq se veprimi ilegal i kombibusėve nėpėr kryeqytet ka bėrė qė ndėrmarrja publike tė punojė me humbje. E tėrė kjo ka thėnė ai ėshtė si pasojė e mosaplikimit tė njė vendimi tė Komunės qė do ta zvogėlonte numrin e kombibusėve. Kryetari Beqiri premtoi se rregullorja do tė filloj tė aplikohet nė muajt e ardhshėm. Sipas kėsaj rregullorje nėpėr kryeqytet do tė mund tė qarkullojnė 150 deri nė 200 kombibusė. Ndėrmarrja Publike Komunal, "Trafiku Urban" ka 174 punėtorė tė cilėt marrin paga tė ulėta pasi ndėrmarja ėshtė nė kushte tepėr tė rėnda financiare.
ECIKS / RTKLive
|