|
Konfiskohen 350 mijė cigare pa pullė fiskale
Prishtinė, 12 korrik 2004 - Njėsitet Antikontrabandė tė Doganės sė UNMIK-ut, tė pėrkrahura nga pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK), konfiskuan nė Prishtinė, 350 mijė cigare pa pulla fiskale me vlerė 45 mijė euro, njoftuan zyrtarė tė Shtyllės sė IV-t tė UNMIK-ut. Ne do tė vazhdojmė edhe mė tej tė ndjekim kontrabandistet e cigareve, tė cilėt ende i shkaktojnė humbje buxhetit tė Kosovės me qindra mijėra euro nė vit, ka thėnė John Robertson, drejtor pėr zbatimin e ligjit pranė Doganave tė UNMIK-ut. Suksesi i kėtij operacioni, sipas tij, demonstron efikasitetin se ēfarė mund tė arrihet pėrmes bashkėpunimit tė ngushtė mes tė doganave dhe policisė, pėrkrahja e tė cilėve, siē ka thėnė Robertson, ėshtė jashtėzakonisht produktive.
Aksioni ėshtė zhvilluar tė martėn nė orėt e mbrėmjes, ku protagonistė ishin gjashtė njėsi nga Antikontrabanda e Doganės sė UNMIK-ut dhe dy njėsi tė SHPK-sė. Nė kėtė aksion janė bastisur dy shtėpi nė lagjen Tophane tė kryeqytetit. Siē ėshtė thėnė, doganat para bastisjes kanė kėrkuar urdhrin pėr bastisje nga Prokuroria e Qarkut tė Prishtinės, urdhėr i cili ėshtė lėshuar. Nė kėtė aksion ėshtė zbuluar njė sasi prej 350.000 cigareve pa pulla fiskale, qė u pėrkasin llojeve tė ndryshme tė cigareve, tė cilat ishin tė vendosura nė dy shtėpi dhe nė njė veturė private. Sipas UNMIK-ut, njė person ėshtė marrė nė pyetje lidhur me kėtė rast dhe mė pas ėshtė liruar, ndėrsa doganat e UNMIK-ut janė nė pritje tė marrjes nė pyetje edhe tė dy pronarėve tė shtėpive.
ECIKS / Biznesi
|