|
Hapet panairi pėr promovimin e biznesit tė grave
Prishtinė, 09 korrik 2004 - Ministria e Tregtisė dhe Industrisė, pėrmes Departamentit tė zhvillimit tė sektorit privat, ka organizuar nė Prishtinė panairin "Promovimi i biznesit tė grave", nė veēanti tė atyre qė pėsuan nga lufta. Panairin e shpalli tė hapur Ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Ali Jakupi. Qėllimi i organizimit tė kėtij panairi ėshtė nxitja e grave pėr biznes, e posaēėrisht atyre qė kanė pėsuar nga lufta. Ministri i Tregėtisė dhe Industrisė, Ali Jakupi ka pėrkrahur kėtė nismė dhe ka ndihmuar pėrmes Departamentit tė zhvillimit tė sektorit privat organizimin e kėtij panairi pėr ta avancuar ndėrmarrėsinė e bizneseve, sidomos tek gratė. Punimet e eksponuara nė kėtė panair janė kryesisht artizanate qė janė punuar nga gratė qė kanė nevojė tė sigurojnė ekzistencėn pėr fėmijėt e tyre, por mėnyra mė e mirė e prezentimit tė tyre nė treg ėshtė pėrmes shoqatave. Drejtoresha e shoqatės "Lulebora" , Selvete Gashi shpjegon se punėdoret janė kryesisht tė grave tė fshatrave tė Gollakut pėr ti ndihmuar ato. Ndėrkaq, kryetarja e shoqatės sė grave "Sara" tė trevės sė Opojės, Dashurije Sahiti, thotė se eksponatet janė kryesisht tė punuara para shumė vitesh, por duke pas brengė qė kjo punė mund edhe tė shuhet fare, po pėrpiqemi qė pėrsėri tė mbajmė nė jetė kėtė traditė. Panairi do tė jetė i hapur tre ditė, kurse Ministria e Tregtisė dhe Industrisė i fton qytetarėt, institucionet si dhe ndėrkombėtarėt qė punėdoret e kėtyre grave jo vetėm tė vizitohen po edhe tė blihen, sepse kėshtu u ndihmohet atyre.
ECIKS / BalkanWeb
|