|
PTK investon 100 milion nė 'Vala 900'
Prishtinė, 6 korrik 2004 - PTK do tė investojė edhe 100 milionė euro shtesė pėr pėrmirėsimin e rrjetit tė telefonisė mobile, tė Valės 900. Kėshtu bėnė tė ditur sot zyrtarėt mė tė lartė tė PTK-sė nė njė konferecė pėr media nė Prishtinė. Me kėtė investim, PTK-ja synon tė ngrisė numrin e konsumatorėve dhe tė mbulojė 99 pėr qind tė territorit tė banuar tė Kosovės.
Vala 900 ka marrė pėlqimin nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit qė prej dje tė bėjė shpalljen e tenderit pėr fazėn e katėrt tė investimeve nė rrjet, qė ėshtė parashikuar tė jetė edhe pėr 100 milionė Euro shtesė. Kjo shumė e mjeteve hyn nė kuadėr tė strategjisė zhvillimore tė Valės 900, e cila deri tash ka identifikuar disa projekte qė pėr implementimin e tyre duhet tė bėhen investime nė vlerė rreth 220 milionė euro. Kėshtu bėri tė ditur sot drejtori i pėrgjithshėm i Postė Telekomunikacionittė Kosovės, Gavin Jeffery, nė njė konferecė pėr media. Ai tha se investimi i ri nė rrjetin e Vales 900 ėshtė bėrė mė qėllim tė pėrmirėsimit tė shėrbimeve dhe shtimit tė numrit tė konsumatorėve: Njoftimi i ditės sė sotme pėrfshin tenderin me vlerė mė tė madhe qė PTK-ja e ka shpallur ndonjėherė dhe demonstron pėrkushtimin e PTK-sė pėr tju mundėsuar njėsive operacionale tė saj shėrbimin e sa mė shumė konsumatorėve si dhe ti shėrbejė ata sa mė mirė. Ndėrkaq, menaxheri i Vales 900, Afrim Bejtullahu, nuk u pėrgjigj pothuajse nė asnjė pyetje tė gazetarėve nė mėnyrė tė saktė. Duke evituar tė japė pėrgjigje nė pyetje tė shumta ai vetėm konfirmoi edhe njėherė se AKM-ja e ka aprovuar shpalljen e tenderit pėr fazėn e katėrt tė strategjisė sė Valės 900, nė shumė prej 100 milionė eurosh. Nė kėtė fazė tė strategjisė sė zhvillimit, Vala 900 planifikon tė rrisė numrin e konsumatorėve nė 700 mijė, nga mbi 300 mijė sa i ka tani, dhe tė mbulojė me rrjet 99 pėr qind tė territorit tė banuar tė Kosovės, nga 85 pėr qind sa e mbulon tani.
ECIKS / RTKLive
|