|
Shqipėria drejt privatizimit tė ALBTELECOM dhe ARMO
Tiranė, 6 korrik 2004 -Dy nga kompanitė mė tė mėdha shtetėrore tė telefonave dhe naftės, do tė privatizohen me tender tė hapur ndėrkombėtar prej investitorėve strategjikė.
Qeveria shqiptare miratoi paketėn ligjore pėr privatizimin e Albtelekom dhe ARMO, pas nje procesi disavjeēar te tyre. Zyrtaret u angazhuan per njė transparencė sa mė tė madhe ndaj publikut dhe konkurrencė tė lartė ndėrkombėtare tė investitorėve qė do tė paraqiten.
Pėr kompaninė e telefonisė fikse Albtelekom, sipas ligjit pėrkatės qė pėrmban fomulėn dhe kriteret, aksionet do tė shiten 51-76%. Pėr kėtė shoqėri investitorit strategjik do ti ofrohet maksimumi qė lejon ligji, dhe kjo do ta bėjė atė mjaft tėrheqėse pėr ēdo investitor qė do tė paraqitet pėr blerje. Po sipas ekspertėve, njė tjetėr element shumė tėrheqės i paketės sė aksioneve tė shoqėrisė Albtelekom, ėshtė fakti qė pjesė e saj do tė jetė edhe liēensa e shėrbimit tė telefonisė celulare, nėpėrmjet shoqėrisė sė re Eagle Mobile, qė u krijua pak muaj mė parė si njė degė e kompanisė Albtelekom.
Ndėrsa pėr Kompaninė e naftės ARMO investitorit strategjik do ti ofrohen mbi 51% tė aksioneve tė paketės. Specialistėt pohojnė se kjo lejon hapėsira tė mjaftueshme pėr tė vendosur gjatė bisedimeve me investitorėt qė do tė shfaqin interes nė fazėn e parė.
Autoritetet njoftuan se pėr kėto dy kompani do tė zhvillohet njė fushatė reklamash nė shtypin e specializuar botėror, pėr tė qenė sa mė tė pranishėm me tregjet ndėrkombėtare dhe pėr tė tėrhequr investitorė tė rėndėsishėm strategjikė.
Shqipėria privatizoi vitin e kaluar Bankėn e Kursimeve nė vazhdėn e njė procesi shumėvjeēar tė shitjes sė kompanive mė tė mėdha shtetėrore. Analistė vendas dhe tė huaj vlerėsojnė qė privatizimi i ndėrmarrjeve tė tilla tė mėdha si Albtelekomi, shoqėria e naftės ARMO, apo Banka e Kursimeve kanė njė rėndėsi dhe vlerė disafishe pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, reformimin e ekonomisė dhe zhdukjen e pozitave monopoliste qe zotėrojne kėto ndėrmarrje nė tregun shqiptar.
Ekspertėt mendojnė se njė mori vėshtirėsish tė brendshme dhe tė jashtme kanė vonuar,apo zvarritur procesin e privatizimeve strategjike nė Shqipėri, siē janė tronditjet e bursave ndėrkombėtare nga aktet terroriste,apo edhe paqėndrueshmėria e jetės politike nė Shqipėri.
ECIKS / VoA
|