|
Rifillon privatizimi - AKM shpall raundin e tretė
Prishtinė, 3 korrik 2004 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) ka shpallur dje listėn prej 13 ndėrmarrjeve shoqėrore pėr raundin e tretė tė privatizimit, thotė shefi i shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut Nikolas Lambsdorf. Nė bazė tė rregullores sė AKM-sė duhen dhjetė ditė pėr t'i informuar ndėrmarrjet dhe komunat ku ndodhen kėto ndėrmarrje para fillimit tė raundit tė tretė tė privatizimit dhe para se ato tė nxirren nė shitje, tha Lambsdorf pas njė takimi qė pati me nėnkryetarin e bordit tė privatizimit dhe njėherit ministėr i Tregtisė dhe Industrisė z. Ali Jakupi.
Ministri Jakupi raundin e tretė tė privatizimit e vlerėsoi si hap tė rėndėsishėm me shpresė se mė nuk do tė ketė ndėrprerje tė kėtij procesi, siē ndodhi mė shumė se tetė muaj. Njėherit ai shfaqi shpresėn se nuk do tė ketė vonesa edhe pėr raundin e katėrt tė privatizimit dhe raundet e tjera nė vazhdim pėr t'u kompensuar koha e humbur.
Nga ana e tij, Lambsdorf tha se raundi i katėrt mund tė shpallet gjatė kėsaj vere. Ndryshe tėrė procesi i privatizimit duhet tė kryhet deri nė qershor tė vitit tė ardhshėm.
ECIKS / QiK
|