|
Kryeministri u takua me pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore
Prishtinė, 3 korrik 2004 - Dje, kryeministri i Qeverisė sė Kosovės, z. Bajram Rexhepi, zhvilloi njė takim me z.Kanthan Shankar, pėrfaqėsues i Bankės Botėrore nė Kosovė dhe me z. Csaba Feher, ekspert pėr politika te zhvillimit njerėzor, me tė cilėt ka diskutuar rreth ēėshtjeve sociale, skemave tė pensioneve, dhe nė veēanti pėr raportin e Bankės Botėrore pėr ristrukturimin e kompleksit Trepēa , thuhet nė njė njoftim tė Zyrės pėr Informim tė kryeministrit tė Kosovės.
Bashkėbiseduesit u pajtuan se rasti i kompleksit Trepēa duhet te shqyrtohet si rast i veēantė. Me kėtė rast, kryeministri Rexhepi falenderoi zyrtarėt e Bankės Boterore pėr raportin dhe gatishmėrine e tyre pėr asistencė gjatė muajve tė ardhshėm. Lidhur me kėtė, Kryeministri i njoftoi z. Csaba dhe Shankar se nė mbledhjen e kaluar Qeveria e Kosovės ka marrė vendimin qė tė zgjatet skema sipas Memorandumit pėr Mirėkuptim deri mė 31 dhjetor 2004 dhe se ministritė pėrkatėse (MPMS dhe MEF) do tė shqyrtojnė raportin si dhe do tė propozojnė opcionet mė racionale, me qėllim qė tė gjindet pėrfundimisht njė skemė mė e drejtė, duke krijuar kushte pėr ristrukturim dhe vitalizim tė sektorit tė minierave.
Njėherit, kryeministri Rexhepi dhe z. Scaba dhe Shankar ndanė tė njejtin mendim se zgjedhja e nje modeli tė qėndrueshėm pėr kėtė rast mund tė na shėrbejė nė tė ardhmen si model i mirė pėr rastet e ngjashme, si KEK-u, hekurudhat, etj.
ECIKS
|