|
Ndryshimi i tarifave doganore - stimulim pėr bujqėsinė
Prishtinė, 3 korrik 2004 - Sipas hulumtimit tė kryer nga RIINVEST rreth 12 pėrqind e sipėrfaqeve bujqėsore qė janė nė sektorin shoqėror, kanė mbetur djerrinė. Njė pjesė e tyre ėshtė uzurpuar dhe pjesa tjetėr ka mbetur e papunuar. Ndėrsa sipas raportit, duke i shtuar edhe 13 pėrqind tė tokės qė ėshtė nė sektorin privat por qė nuk punohet, rreth 23 pėrqind e tokės bujqėsore ėshtė djerrinė. Nė raportin qė u publikua dje nė tryezėn "Zhvillimi Rural i Kosovės" ndėr tė tjera rekomandohet privatizimi i kėsaj toke ose formimi i njė fondi pėr mbrojtje tė kėtyre tokave dhe ndryshimi i politikės fiskale.
Pjesėmarrėsit e kėsaj tryeze, ndryshimin e tarifės doganore pėr prodhimet bujqėsore nga Kėshilli Ekonomik Fiskal e vlerėsuan si pozitiv por tė pamjaftueshėm. Nexhat Hasani nga shoqata e exportit, vlerėsoi se prodhuesit bujqėsor nuk kanė as stimulim dhe as ndonjė masė mbrojtėse. z.Hasani rekomandon qė nga Buxheti i konsoliduar i Kosovės tė krijohet njė fond i posaqėm pėr stimulimin e prodhuesve bujqėsor. RIINVEST ka zhvilluar hulumtimin qė nga dhjetori i vitit tė kaluar ku janė pėrfshirė hulumtimi demogarfik, infrastruktural dhe potencialet e prodhimit bujqėsor nė zonat rurale
ECIKS / RTV21
|