|
Qeveria diskutoi tenderin e telefonisė celulare
Prishtinė, 01 korrik 2004 - Qeveria ka diskutuar dje pėr procesin e zgjedhjes sė operatorit tė dytė tė telefonisė mobile, por nuk ka dalė me ndonjė qėndrim konkret. "Kabineti i ministrave ra dakord tė presė rezultatet e hulumtimit tė procedurės", tha zėdhėnėsja Mimoza Kusari nė konferencėn me gazetarė. Ajo bėri tė ditur ndėrkaq, se qeveria ka miratuar sot edhe shumėn prej 3.7 milionė eurosh pėr rindėrtimin e objekteve tė kultit. Ēėshtja mė e diskutuar e ditėve tė fundit, ajo e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė, ka qenė sot tema kryesore edhe nė mbledhjen e qeverisė. Megjithė diskutimet, kabineti i ministrave nuk ka marrė ndonjė qėndrim konkret, duke u pajtuar qė tė priten rezultatet e hulumtimit tė procedurės sė zgjedhjes. Sidoqoftė, zėdhėnėsja Mimoza Kusari tha se ėshtė konstatuar si lėshim i Autoritetit Rregullator tė Telekomunikacionit, shpallja e hyrjes nė fuqi tė vendimit, pasi pėr kėtė, ligji parashikon afatin prej 30 ditėsh. Nė mbledhjen e sotme qeveria ka diskutuar sėrish edhe pėr procesin e rindėrtimit. Sipas ministrit Bexhet Brajshori, procesi ndodhet nė fazėn mė tė mirė tė implementimit, pėrveē pjesės sė nėn Kalasė nė Prizren, e cila sipas tij, kėrkon trajtim tė veēantė. Qeveria sot e ka shqyrtuar edhe Raportin e Komisionit pėr Personat e pagjetur. Ragip Zekolli, kryetar i Komisionit, i ka njoftuar ministrat me problemet qė e rėndojnė punėn e tij, duke i veēuar; procedurat e kthimit tė kufomave nga Serbia, problemet financiare, si dhe ato tė koordinimit me Zyren e UNMIK-ut pėr persona tė zhdukur.
ECIKS / Balkanweb
|