|
Telefonia mobile: Reagojnė Kryeministri dhe Zyra Amerikane
Prishtinė, 19 qershor 2004 - Kreu i qeverisė Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se i ėshtė drejtuar me njė shkresė zėvėndės kryeadminstratorit Ēarlls Brajshou pėrmes tė cilės ka kėrkuar qė tė suspendohet procesi i tenderimit tė operatorit tė telefonisė mobile, pėr tė hulumtuar nėse bėhet fjalė pėr korrupsion dhe keqpėrdorime. Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit thotė se Mobikosi nuk ka lidhje me Mobtelin e Serbisė. Mirėpo nė njė deklaratė dhėnė muaj mė parė drejtorėt e kėtij operatori thanė se janė trashėgimtarė tė Mobtelit serb.
"Procesi i tenderit pėr provajderin e dytė tė telefonisė mobile ėshtė njė hap jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr Kosovėn. Zhvillimi i njė sistemi bashkėkohor komunikues ėshtė njė element i rėndėsishėm pėr zhvillimin e ekonomisė dhe pėr promovimin e investimeve ndėrkombtare, tha udhėheqėsja e Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Marcie Ries, ne reagimin e saj menjėherė pas shpalljes sė fituesit.
Investitorėt potencial do tė dėshirojnė tė dijnė nėse ky proces ėshtė kryer nė mėnyrė transparente dhe profesionale. Njoftimi i befasishėm sot pėr vendimin e Bordit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit shtron pyetje rreth procesit qė ėshtė ndjekur qė tė arrihet te ky vendim. Ne jemi tė brengosur, pėr shembull, nėse ka patur kohė te mjaftueshme qė tė bėhet njė shqyrtim i plotė i mijėra faqeve tė dokumentacionit teknik tė dorėzuar vetėm nė gjuhėn angleze. Ne i nxisim institucionet e Kosovės qė tė shikojnė me kujdes nėse ky proces ėshtė kryer nė mėnyrė tė drejtė dhe tė duhur", thuhet nė deklaratėn e znj. Ries.
ECIKS / RTKLive / QiK
|