|
BPK tėrhiqet zyrtarisht nga swift-kodi Serb
Prishtinė, 29 qershor 2004 - Bordi Drejtues i Autoritetit Bankar dhe tė Pagesave tė Kosovės (BPK) pezulloi zyrtarisht vendimin pėr shfrytėzimin e kodit bankar Swift tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Bordi i BPK-sė kėrkoi nga menaxhmenti i kėsaj banke qė tė angazhohet maksimalisht nė gjetjen e zgjidhjes mė tė mirė lidhur me kodin bankar Swift, i cili do tė pėrdoret pėr operimet e saj nė tregun financiar ndėrkombėtar. Lidhur me kodin Swift menaxhmenti i BPK-sė tani vetėm ka filluar negociatat me rrjetin ndėrkombėtar tė Swift-it nė Bruksel dhe me Organizatėn pėr Standardet Ndėrkombėtare (ISO). Menaxhmenti i BPK-sė nė takimin e ardhshėm duhet tė raportojė lidhur me rezultatet e negociatave pėr gjetjen e zgjidhjes mė tė pėrshtatshme lidhur me kodin Swift. Si rezultat i statusit tė pazgjidhur politik, Kosova nuk ka tė drejtė tė ketė kod tė vetin bankar. Mirėpo deri mė tani tė shtatė bankat komerciale kosovare kanė shfrytėzuar kode tė vendeve tė tjera, pavarėsisht nga marrėveshjet me bankat homologe. Vendimi pėr pėrdorimin e kodit bankar Swift tė Serbisė dhe Malit tė Zi, ka shkaktuar muajin e kaluar reagime tė ashpra tė institucioneve tė Kosovės, shoqėrisė civile dhe komunitetit tė biznesit. Pas kėtyre reagimeve UNMIK-u hoqi dorė nga ky vendim. Nė takimin e ardhshėm tė Bordit Drejtues tė BPK-sė do tė shqyrtohet propozimi pėr inkuadrimin e tė deleguarve nga institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes nė kėtė organ drejtues. BPK-ja ėshtė degė e UNMIK-ut, qė menaxhohet nga kosovarėt dhe ėshtė autoriteti i vetėm qė rregullon sistemin bankar, punėn e kompanive tė sigurimeve dhe skemat private tė pensionit nė Kosovė. BPK-ja i kryen tė gjitha punėt e njė banke qendrore, por nė mungesė tė statusit tė pazgjidhur ajo nuk e posedon kodin bankar Swift.
ECIKS / Biznesi
|