|
Prodhuesit e rinj tė lirohen nga barra fiskale pėr 3-5 vjet
Prishtinė, 28 qershor 2004 - Krijimi i politikave ekonomike dhe fiskale me qėllim tė rritjes dhe stimulimit tė prodhimit vendor janė hapat e parė qė duhet tė ndėrmerren pėr krijimin e njė ambienti tė qėndrueshėm ekonomik. Kjo ka qenė njė nga pikat kryesore gjatė njė tryeze me temėn Ndryshimet e tarifave doganore dhe efekti i tyre nė ekonomi, tė organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) nė bashkėpunim me Ministrinė pėr Ekonomi dhe Financa (MEF) dhe institucionet tjera qė merren me tendencat e zhvillimit ekonomik nė Kosovė.
Agim Shahini, kryetar i AKB-sė, tha se me angazhimin e kapitalit tė bizneseve tė Kosovės nė fushėn e prodhimit do tė realizohet objektivi i ekonomisė kosovare pėr t'u larguar nga njė vend konsumues qė ėshtė tani nė njė vend prodhues. Ne kėrkojmė trajtim tė barabartė tė importeve nė tė gjitha pikat doganore, si dhe heqjen e barrės fiskale pėr prodhuesit e rinj pėr njė periudhė 3 deri nė 5-vjeēare, nė mėnyrė qė tė stimulohen prodhuesit vendorė, - tha Shahini. Sipas AKB-sė deri mė tani ndryshimi i doganave nga 10 nė 0 pėr qind ėshtė hapi i parė dhe mė pozitiv qė ka ndėrmarrė deri mė tani MEF-i dhe qeveria. Ali Sadriu, ministėr i MEF-it, tha se bizneset nuk duhet tė jenė tė kėnaqura vetėm me ndryshimet e deritanishme tė taksave doganore, sepse Kosova po vazhdon tė jetė njė treg i konsumit, derisa procesi i zhvillimit tė prodhimit vendor ėshtė bazamenti kryesor i tė gjitha politikave. Prandaj duhet qė me tė gjitha mjetet tė ndikojmė nė krijimin e njė vendi prodhues, - tha Sadriu. Sipas ministrit, agrobiznesi ėshtė fusha me e rėndėsishme pėr zhvillimin e vendit, prandaj tė krijohen masa tė veēanta stimulimeve, si tė politikave monetare, kreditore dhe formave tjera.
Kosova mund tė sigurojė prodhime tė vetat, por duhet tė kemi politikė gjithpėrfshirėse, sepse vetėm politika doganore nuk ėshtė i vetmi instrument qė ndryshon rrjedhat e pėrgjithshme tė kėsaj sfide me tė cilėn po ballafaqohemi, - tha ministri. Nė anėn tjetėr, Isa Mustafa, nėnkryetar i institutit Riinvest, tha se janė dy probleme esenciale tė politikave zhvillimore, si ai i trajtimit afatshkurtėr tė politikave fiskale, tė cilat kryesisht kanė qenė tė orientuara vetėm nė mbushjen e arkės buxhetore dhe mungesa e masave pėr nxitjen e zhvillimit ekonomik. Politikat fiskale do tė krijojnė humbje tė pėrkohshme pėr buxhetin e Kosovės, por nėse arrijmė tė stimulojmė biznesin, e nė veēanti agrobiznesin, atėherė ne do ta forcojmė qėndrueshmėrinė buxhetore pėr njė afat mė tė gjatė, - tha Mustafa.
ECIKS / Biznesi
|