|
AKM refuzon kthimin e tokave nė pronėsi tė komunave
Prishtinė, 22 qershor 2004 - Ėshtė cinizėm tė bisedohet qė komunat tė pėrpiqen ti tėrheqin investitorėt derisa nuk janė pronarė tė pasurive ku do tė mund tė investohej, - ka komentuar Ismet Beqiri, kryetar i KK tė Prishtinės, kėrkesėn e AKM-sė qė komunat tė ofrojnė kushte pėr investuesit.
Asociacioni i Komunave tė Kosovės (AKK) pas njė sėrė diskutimesh nuk ka arritur tė bindė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit qė tu kthejė tokat komunave kosovare tė cilat momentalisht janė nė pronėsi shoqėrore. Qėndrimi mė i fundit i Zyrės Ligjore tė UNMIK-ut ėshtė se komunat mund tė marrin disa prona shoqėrore pėr destinim nė interes tė pėrgjithshėm. Ky ka qenė rezultati nė takimin katėrorėsh nė Ferizaj, ndėrmjet kryetarėve dhe kryeshefave tė shumicės sė komunave tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve tė AKM-sė. Takimi rezultoi vetėm me pajtimin e dyanshėm qė tė formohet njė grup punues i pėrbashkėt pėr tė diskutuar mė tej ēėshtjen, por tė dyja palėt nuk lėvizėn pėr asnjė hap nga qėndrimet e tyre. Udhėheqėsit e komunave kėmbėngulėn qė pronat shoqėrore, ose pjesė tė tyre tė pashfrytėzuara, tu kthehen pronarėve tė mėparshėm, ndėrsa AKM-ja mbeti nė qėndrimin se kthim fizik tė pronave nuk do tė ketė kurrė. Nė tė gjitha vendet e lindjes, ku ėshtė bėrė kthimi fizik i pronave, ka pasuar konflikte, prandaj kjo nuk duhet tė ndodhė nė Kosovė. Nuk do tė ketė kthim masiv tė pronave, por nė raste tė veēuara, - ka sqaruar zėvendėsdrejtori i AKM-sė, Ahmet Shala. Pėrfaqėsuesit e AKM-sė, mbėshtetur nė qėndrimet e fundit tė UNMIK-ut, u kanė kėrkuar komunave qė tė bėjnė planin e ndėrtimit tė objekteve me interes publik, ti bėjnė kėrkesė AKM-sė pėr kėmbimin e tokave, ose pėr kompensimin e tyre. Komuna mund ta blejė tokėn nga AKM-ja, kundrejt njė ēmimi tė tregut, jo gjithmonė me para nė dorė, por me kėmbim ose duke kompensuar me ndėrtimin e infrastrukturės nė lokacionin pėr tė cilin bėhet kėrkesa.
Komisionet pėrkatėse mė tej do tė caktonin vlerėn e pronės dhe kushtet e shfrytėzimit tė saj, kanė sqaruar ata. Kryetarėt dhe kryeshefat e komunave nuk janė pajtuar me kėtė qėndrim tė UNMIK-ut. Ata e kanė quajtur tė pakuptimtė qė tė blihen tokat ose objektet tė cilat u pėrkisnin kuvendeve komunale. Ėshtė e padiskutueshme qė pronat shoqėrore duhet tu kthehen komunave, si dhe ndėrmarrjet qė janė themeluar nga kuvendet komunale. Pallati i Rinisė dhe Sporteve ėshtė ndėrtuar me djersėn e banorėve tė Prishtinės dhe nuk duhet lėnė nė mėshirėn e askujt. Ėshtė cinizėm tė bisedohet qė komunat tė pėrpiqen ti tėrheqin investitorėt derisa nuk janė pronarė tė pasurive ku do tė mund tė investohej, - ka komentuar Ismet Beqiri, kryetar i KK tė Prishtinės, kėrkesėn e AKM-sė qė komunat tė ofrojnė kushte pėr investuesit. Pėrfaqėsuesit e komunės sė Kastriotit, Klinės, Vitisė, Gjilanit, Dardanės, Lipjanit dhe tė Ferizajt e kanė quajtur tė pakuptimtė faktin qė komunat nuk kanė mė hapėsirė as pėr tė varrosur qytetarėt e tyre. Nė tė kaluarėn, kur nuk mund tė sillej asnjė vendim, formoheshin komisione pėr ta zvarritur ēėshtjen, - ka thėnė me humor Ahmet Shala i AKM-sė, duke sugjeruar formimin e njė grupi punues, i cili, megjithatė, do tė bėnte diēka brenda mundėsive dhe limiteve tė rregulloreve nė fuqi dhe kompetencave qė ka AKM-ja. Pėr tė mos dalė pa asnjė rezultat, sė paku formal, takimi i AKK-sė me AKM-nė vendosi vėrtet formimin e grupit tė pėrzier, i cili brenda njė muaji do tė shikojė nėse do tė mund tė lėvizet nga vendnumėrimi nė ēėshtjen e pronave.
Ne do tė vazhdojmė tė kėmbėngulim nė kthimin e pronave pa kompensim ose me njė kompensim simbolik. Kėmbimi i pronave ėshtė jo shumė i pėrshtatshėm ngaqė komunat nuk kanė shumė prona, ose i kanė tė tilla qė nuk vlejnė shumė, ndėrsa kompensimi me ēmimin e tregut ėshtė krejtėsisht i papėrshtatshėm pėr shkak tė mundėsive tė kufizuara buxhetore, - tha nė fund tė diskutimeve kryetari i komunės sė Ferizajt, Adem Salihaj, njėherėsh kryetar i komisionit pėr pronat nė AKK.
ECIKS / Biznesi
|