|
Ndėrmarrėsit turk tė favorizohen mė shumė nė Kosovė
Prishtinė, 22 qershor 2004 Kryeministri i Kosovės, Dr. Bajram rexhepi priti dje ambasadorin e turqisė nė Beograd, z. Hasan Servet Oktem, me tė cilin bisedoi lidhur me zhvillimet aktuale nė Kosovė si dhe pėr mundėsitė e zgjerimit tė bashkėpunimit midis Turqisė dhe Kosovės nė fusha tė ndryshme, me theks tė veēantė nė fushėn e ekonomisė, njofton zyra pėr informim e kryeministrit.
Kryeminstri Rexhepi ceku se ėshtė gjithmonė e mirėseardhur pėrkrahja e Turqisė dhe populli i Kosovės ėshtė mirėnjohės pėr ndihmėn e shtetit turk nė kėtė periudhė pesėvjeēare. Nė kėtė kontekst, kuminitetit turk mund tė jetė urė lidhėse qė dy vendet tona tė kenė bashkėpunim tė mirėfilltė.
Qeveria e Kosovės mbetet e angazhuar pėr krijimin e infrastrukturės ligjore pėr tė krijuar parakushte mė tė mira pėr afaristėt turq qė tė investojnė nė Kosovės, u shpreh kryeministri Rexhepi.
Po ashtu, Kryeministri e informoi ambasadoriin turk me rrjedhat aktuale politike, pėr rrjedhėn e procesit tė privatizimit, si dhe pėr angazhimin e institucioneve vendore nė sanimin e pasojave tė ngjarjeve tė marsit. Ne kemi vepruar shumė shpejt dhe menjėherė kemi ndarė njė fond pėr rindėrtimin e objekteve tė banimit tė minoritetit serb. Dhe njėkohėsisht po zhvillojmė njė dialog tė brendshėm, theksoi nė mes tjerash kryeministri Bajram Rexhepi.
Nga ana e tij, ambasadori Hasan Servet Oktem e njoftoi Kryeministrin lidhur me vizitėn e tij nė fshatin Mamushė tė Prizrenit dhe pėr takimin me stafin udhėheqės tė trupave turke tė KFOR-it. Duke folur pėr ēėshtjen e bashkėpunimit ekonomik midis dy vendeve, ambasadori Oktem theksoi se nė mesin e firmave turke ka interesim pėr tė investuar edhe nė Kosovė ashtu si nė vendet tjera tė rajonit tė Evropės Juglindore, por kėto firma duhet inkurajuar.
ECIKS
|