|
Danezi i dytė nė krye tė UNMIK-ut
Prishtinė, 18 qershor 2004 - Pėrfaqėsuesi i deritanishėm i Bashkimit Evropian nė Maqedoni, diplomati danez Soren Jessen Petersen u zgjodh shef i ri i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė. Zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės Mimoza Kusari, vlerėsoi se emėrimi i Petersenit ėshtė njė hap pozitiv, sepse pėr njė periudhė tė shkurtėr ėshtė zgjedhur pasardhėsi i Holkerit. "Institucionet e Kosovės nga administratori i ri presin partneritet mes UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės dhe gatishmėri qė tė punojė nė ndryshimin e rolit tė UNMIK-ut, Zėdhėnėsi i UNMIK-ut Kristijan Lindmajer tha se ėshtė shumė herėt qė tė bisedohet pėr ndryshimet strukturale nė UNMIK, tė cilat do t'i bėjė Peterseni. Ai sė pari duhet tė vijė nė Kosovė, ta shikojė vendin edhe tė vlerėsojė se ēfarė i duhet sė pari, respektivisht zyrė dhe pajisje. Nėse bėn ndonjė ndryshim tė madh, kjo do tė varet nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-ve", theksoi Lindmajer. Soren Jesen Petersen ėshtė administratori i pestė civil i Kosovės, qė nga qershori i vitit 1999, qė kur Kosova ėshtė nėn adminsitrimin e OKB-ve. Peterseni u emėrua nga Kėshilli i ministrave tė Bashkimit Evropian si i dėrguar i posaēėm i BE-sė nė Shkup, nė nėntor tė vitit tė kaluar, ndėrsa nė funskion ka hyrė nė shkurt tė vitit 2004. Paraprakisht, Peterseni punoi pėr Komisariatin e Lartė pėr Refugjatė tė OKB-ve (UNHCR) dhe nė Sekretariatin e Organizatės Botėrore. Peterseni, i cili me profesion ėshtė avokat dhe gazetar, nga dhjetori i vitit 1995 deri nė shtator tė vitit 1996 ka punuar nė Misionin e tė dėrguarit special tė UNHCR-sė pėr ish-Jugosllavinė nė Sarajevė. Nga janari i vitit 1998 deri nė dhjetor tė vitit 2001 ishte ndihmės i Komisariatit tė Lartė pėr Refugjatė tė Kombeve tė Bashkuara (UNHCR) nė Gjenevė, ndėrsa nga gushti i vitit 1994 deri nė janar tė vitit 1998 drejtor i Zyrės pėr lidhje tė UNHCR-sė nė Nju-Jork. Nga janari i vitit 2002 deri nė dhjetor tė vitit 2003 ishte kryesues pėr Migrim, pėr strehim politik dhe nisma rajonale pėr refugjatė pranė Paktit tė Stabilitetit, ndėrsa gjithashtu kryesonte edhe me Komitetin aksionar tė cilin e pėrbėjnė vendet e Ballkanit perėndimor, anėtare tė BE-sė dhe organizata tė larta ndėrkombėtare.
ECIKS / Balkanweb
|