Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Synohet eliminimi i bordit tė BPK-sė


Prishtinė, 15 qershor 2004 - Drejtori i pėrgjtihshėm i BPK-sė, Donat Branzhe, i njohur nė publik pėr aferėn me swift-kodin e Serbisė, sipas burimeve tė “Kohės ditore” nė administratėn ndėrkombėtare ėshtė duke u pėrpjekur qė ta ndėrrojė rregulloren e BPK-sė dhe pėrmes kėsaj ta eliminojė bordin shtatanėtarėsh tė kėsaj banke. Nė emėr tė ngritjes sė BPK-sė nė bankė qendrore ai synon qė posti i kryetarit tė bordit tė BPK-sė dhe drejtorit tė pėrgjithshėm tė drejtohen nga i njėjti person qė nė kėtė rast ėshtė ai.

“Lėvizjet e fundit tė Donat Brazhes, i cili nė emėr tė ngritjes sė BPK-sė nė bankė qendrore, po synon eliminimin e bordit tė BPK-sė nuk janė tė sinqerta fare. Ky njeri provokoi prishjen e marrdhėnieve mes Qeverisė dhe UNMIK-ut duke lidhur marrėveshje pėr pėrdorimin e swift-kodit tė Serbisė, pa u konsultuar fare me Qeverinė e Kosovės. Ėshtė e pabesueshme qė ky njeri tė mundohet qė ta ngrisė BPK-nė nė bankė qendrore”, tha burimi i “Kohės ditore”. Fjalėt e tij, pėr mossinqeritetin e Donat Branzhes lidhur me veprimet e tij pėr ngritjen e BPK-sė nė bankė qendrore i pohojnė edhe shumica e menaxhmentit vendor tė BPK-sė. “Disa dhjetėra herė Donat Branzhe e ka cekur se Kosova nuk mund tė ketė bankė qendrore, sepse nuk ėshtė shtet”, pohojnė pjesėtarė tė menaxhmentit qė nuk preferojnė tė citohen zyrtarisht. Sipas tyre, Branzhe, nė BPK, kryen veprime autoritare pa u konsultuar me askėnd. “Disa herė ka pohuar qė nuk e njeh as Qeverinė e Kosovės, as PSSP, parlamentin apo edhe vetė Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Por kur ia do puna qė t’i shfrytėzojė kėto institucione pėr interesa tė veta, ai pohon se ka rekomandime prej FMN-sė, si ishte rasti me swift-kodin e Serbisė, tė cilin ai thoshte se e ka rekomandim”, kanė pohuar pjesėtarė tė BPK-sė. Njė veprim tė tillė ai e ka bėrė edhe me Qeverinė e Kosovės. Njė ditė para se nė “Kohėn ditore’ tė publikohej lajmi pėr pėrdorimin e swift-kodit tė Serbisė, ai ishtė takuar me kryeministrin Rexhepi dhe kėshilltarin e tij, por atyre nuk iu kishte thėnė as edhe njė fjalė tė vetme dhe Qeveria ishte ndier e habitur kur e ka parė lajmin nė gazetė. “Nuk e di qėllimin e vizitės sė tij. Ai u takua me kryeministrin dhe fare nuk e ka pėrmendur marrėveshjen pėr pėrdorimin e swift-kodit tė Serbisė. Kemi bėrė biseda pėr avancimin e BPK-sė, pėr ta bėrė transformimin e saj, etj. Aty ėshtė folur pėr format e organizimit dhe Branzhe e ka pėrmendur shpesh qė janė produkt i FMN-sė. Shprehimisht nuk ėshtė e thėnė pėr ndonjė ndryshim tė rregullores”, pohoi Bexhet Haliti, kėshilltar i kryeministrit Rexhepi. Sipas tij, ndryshimi i rregullores nuk mund tė bėhet vetėm mė kokė tė Branzhes. “Ato nuk mund tė bėhen pa miratimin e Qeverisė. Pa kaluar nėpėr institucione tona si Qeveria dhe Parlamenti”, theksoi kėshilltari i kryeministrit. Duke u pėrgjigjur pyetjes se nėse beson qė vėrtetė Branzhe dėshiron ta bėjė BPK-nė bankė qendrore ndėrkohė qė ai lidhi marrėveshje pėr pėrdorimin e svift kodit tė Serbisė, ai u pėrgjigj se nuk mund tė paragjykonte.

“Koha Ditore”, pėrmes zėdhėnsit tė BPK, Ismet Hajdari, ėshtė pėrpjekur qė tė marrė pėrgjigje nga Branzhe lidhur me qėllimet e tij pėr ndryshimin e regullores, por ato nuk kanė ardhur. Ndėrsa drejtori i bordit tė BPK, Ajri Begu, tha qė kur ai ka propozuar qė tė ndryshohet regullorja e BPK dhe ajo tė pasurohet mė shumė nė drejtim tė ngritjes sė saj nė bankė qendrore ėshtė kundėrshtuar nga Donat Branzhe. “ Jo unė nuk jam i njoftuar pėr ndonjė iniciativė tė tillė, por mund tė them se nė mbledhjen e Bordit kur kemi shqyrtuar raportin vjetor tė BPK kam potencuar faktin se regullorja e tanishme e BPK-sė e vė atė nė raport pasiv me ambientin e jashtėm, me ekonominė. Pra BPK-ja nuk mund tė luajė rolin e njė kėshilluesi tė Qeverisė pėr shkak se mungojnė instrumentet pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Regullorja nuk na lejon pėr tė pasur instrumente monetare qė ne tė kishim ndikim nė punėsimin, stabilitetin financiar, etj. Ideja ime ishte qė tė shohim mundėsitė e pasurimit tė BPK-sė me kėto funksione por se ajo ėshtė kundėrshtuar nga Donat Branzhe me refrenin monoton, ju nuk keni shtet dhe nuk mund tė keni bankė qendrore”, pohoi Ajri Begu, drejtor i Bordit tė BPK-sė. Ai ka pohuar qė nuk duhen tė lejohen praktika tė tilla individuale qė do tė degradonin pozitėn e vendorėve nė BPK. “Ndryshimi i rregullores mund tė jetė ndonjė tentim individual, megjithėse unė besoj se UNMIK-u dhe faktori vendor vendimmarrės nuk do tė lejojė qė tė degradohet ajo qė ėshtė arritur pėr pesė vjet pėr shkak tė interesave tė njė personi. Nė qoftė se nuk ėshtė e mundur tė avancohet pozita e vendorėve, degradimi i tyre do tė ishte njė absurditet”,vijoi drejtori i Bordit tė BPK-sė, Ajri Begu.

Donat Branzhe nga ekspertė tė ekonomisė sė Kosovės ėshtė quajtur njė Marie Fuēi e dytė. Me vendimin e tij pėr pėrdorimin e swift-kodit tė Serbisė, ai provokoi shkatėrrimin e sistemit bankar qė ėshtė ngritur me shumė mund, pas luftės. Besimi nė banka kishte humbur nga kosovarėt pas palēkitjeve qė i bėnė serbėt depozitave bankare tė qytetarėve tė Kosovės. Donat Branzhe gjithashtu pa tender i ka dhėnė njė kompanie ndėrtimin e trezorit tė BPK-sė dhe sigurimin e saj njė kompanie, sipas tij, amerikane. Shuma e parave qė i ėshtė dhėnė BPK-sė nga buxheti i Kosovės pėr sigurimin e BPK-sė ėshtė 1,2 milion euro dhe nė kėtė rast kur tenderat kalojnė shumėn prej 500 mijė euro, duhet tė merret nėnshkrimi i kryeadministratorit apo i kryeministrit. Ai nuk e ka marrė asnjėrin. Donat Branzh, tė cilit mandati i kalon tani nė muajin qershor pati theksuar se preferon tė luajė nė ekip, pavarėsisht se vendimet e tij janė marrė nė mėnyrė arbitrare.

ECIKS / Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail