|
OKB jep sinjalin pėr vazhdimin e privatizimit
Prishtinė, 15 qershor 2004 - Gjatė bisedimeve nė selinė e Kombeve tė Bashkuara nė New York lidhur me privatizimin nė Kosovė, Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ka marrė sugjerimin qė tė vazhdojė kėtė proces, duke hapur raundin e tretė, me disa ndryshime minimale, tha tė hėnėn shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff. Rezultatet e bisedimeve nė New York pėr ēėshtjen e privatizimit nė Kosovė, do tė jenė nė agjendėn e takimit tė anėtarėve tė Bordit tė AKM-sė, qė do tė zhvillohet nė selinė e shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut njofton KosovaLive.
Shefi i Shtyllės IV tė UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff, qė kryeson edhe Bordin e AKM-sė i ka ftuar anėtarėt e tjerė tė Bordit pėr ti njoftuar lidhur me qėndrimin e Kėshillit tė Sigurimit pėr procesin e privatizimit nė Kosovė. Lambsdorffi u kthye tė hėnėn nga vizita nė New York dhe pritet tė dalė me propozime konkrete lidhur me mėnyrėn e vazhdimit tė procesit tė privatizimit, i bllokuar nga vetė ai, nėntė muaj mė parė.
Qeveria e Kosovės ėshtė nė pritje tė rezultateve tė kėtij takimi pėr tė vendosur rreth pjesėmarrjes apo tėrheqjes pėrfundimtare nga Bordi i Agjencisė Kosovare e Mirėbesimit. Fokusi i bisedimeve nė New York, ishte baza ligjore pėr privatizimin. Nė kėto bisedime, pėrveē delegacionit tė UNMIK-ut ishte edhe njė pėrfaqėsuesi i Komisionit Evropian.
Privatizimi, sipas ekspertėve kosovarė, konsiderohet arteria kryesore pėr zhvillimin ekonomik tė vendit.
ECIKS / KosovaLive
|