|
Qeveria kundėr kontrollit tė hapėsirės ajrore nga Beogradi
Prishtinė, 14 qershor 2004 - Gjatė njė takimi joformal tė mbajtur nė Portoroz tė Sllovenisė ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė vendeve tė rajonit, Eurocontroli-it dhe ICAO-s, pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK-ut kanė kundėrshtuar mundėsinė e kontrollit tė hapėsirės ajrore tė Kosovės nga Beogradi. Besim Beqaj, koordinator i Paktit tė Stabilitetit pėr Kosovėn, deklaroi se takimi kishte pėrfunduar pa rezultate pėr shkak se pėrfaqėsuesit e Beogradit kishin kundėrshtuar qė kontrolli i hapėsirės ajrore tė Kosovės dhe Serbisė tė bėhej nga Shkupi, ide me tė cilėn ishin pajtuar tė tjerėt dhe pėr tė cilėn Shkupi ėshtė zotuar se mund ta bėjė. Ai tha se kjo ēėshtje ka mbetur tė diskutohet nė nivelet politike. Takimi ishte zhvilluar pasi KFOR-i dhe NATO kanė deklaruar se hapėsira e ajrore e Kosovės nuk ka mė nevojė tė kontrollohet nga forcat ushtrake, por duhet tė kalojė nė kontroll civil. Nė kėtė takim kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsuesit e lartė tė Bosnjės, Maqedonisė, Serbisė, por nuk ka pasur asnjė pėrfundim, - deklaroi Beqaj. Sipas tij, Organizata Evropiane pėr Sigurinė e Fluturimeve Ajrore (Eurocontrol) dhe Organizata Ndėrkombėtare e Aviacionit Civil (ICAO) po interesohen mė shumė pėr shkak tė Lojėrave Olimpike qė do tė zhvillohen nė Greqi kėtė verė. Pėr sa i pėrket bashkėpunimit tė parlamenteve tė vendeve tė rajonit, ai nėnvizoi se Kosova ėshtė pėrfshirė shumė pak nė kėtė drejtim. Nė konferencėn e Portorozit ėshtė diskutuar edhe pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Pėrfaqėsuesit e Kosovės kanė shtruar nevojėn e pjesėmarrjes mė substanciale tė SHPK-sė nė takime tė tilla. Kosova tani ėshtė me status tė vėzhguesit nė Qendrėn pėr Luftimin e Krimit tė Organizuar nė Bukuresht. Ne kėrkojmė qė nė takimet e ardhshme tė jemi tė pėrfaqėsuar atje sė bashku me policinė e UNMIK-ut, - tha Beqaj. Pesė vjet mė parė, pikėrisht mė 10 qershor, kur po shėnohej fundi i luftės nė Kosovė mė 1999, nė kuadėr tė njė konference ndėrkombėtare nė Kėln tė Gjermanisė u themelua Pakti i Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, qė synon tė krijojė bazat pėr rindėrtimin politik dhe ekonomik tė mbarė rajonit dhe funksionon me anė tė tryezave. Kosova ėshtė aktive nė Paktin e Stabilitetit qė prej vitit 2001 dhe jep kontributin e saj pėrmes zyrės sė Paktit tė Stabilitetit qė ėshtė e vendosur nė zyrėn e kryeministrit tė Kosovės. Kjo zyrė ėshtė mė shumė e angazhuar nė Tryezėn II punuese tė Paktit tė Stabilitetit qė merret me bashkėpunimin ekonomik.
ECIKS / Biznesi
|