|
Stacion Hidrometeorologjik pėr Rrafshin e Dukagjinit
Gjakovė, 11 qershor 2004 - Nė vjeshtė pritet qė tė fillojė nga puna Stacioni Hidrometeorologjik, i pari i kėtij lloji nė Dukagjin, i cili parashihet tė jetė i ndėrtuar sipas normave bashkėkohore. Janė siguruar fondet nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor qė pėr Rrafshin e Dukagjinit tė fillojė ndėrtimi i Stacionit Hidrometeorologjik i cili do tė ishte mjaft i vlefshėm pėr zhvillimin e bujqėsisė nė rajon, pėr faktin se aty do tė jepen tė dhėna tė sakta meteorologjike nė bazė tė tė cilave fermerėt do tė jenė nė gjendje tė planifikojnė punėt sezonale nė bujqėsi, tha Ndue Muēaj, drejtor pėr Agrokulturė nė Gjakovė.
Sipas tij, shuma e projektit vlerėsohet mbi 40 mijė euro. Nė kuadėr tė Stacionit Hidrometeorologjik do tė funksionojė edhe laboratori ku do tė bėhen analizat kimiko-biologjike tė ujit, nė tė cilin do tė bėhet matja e parametrave biologjikė dhe kimikė tė ujit tė hidrosistemit tė Radoniqit, nga i cili furnizohen me ujė tė pijshėm Gjakova, Rahoveci dhe Malisheva.
Pėrveē kėsaj, nė lumenjtė Ereniku dhe Krena do tė vendosen ujėmatėsit kontrollues tė cilėsisė sė ujit. Vendndodhja e kėtij stacioni i cili ka nisur tė ndėrtohet gjatė muajit tė kaluar ėshtė nė afėrsi tė Bodrumit tė Verės nė fshatin Qerim, vend nė tė cilin KK i Gjakovės ka ndarė 1 hektar tokė enkas pėr kėtė qėllim.
Ky ėshtė njė terren mjaft i pėrshtatshėm vrojtues pėr lėvizjet e pėrgjithshme tė ajrit pėr mbarė territorin e komunės sonė dhe pėrreth. Deri tani janė kryer nė tėrėsi themelet e ndėrtesės, ndėrsa pėrfundimi i punimeve ndėrtimore dhe pajisja me mjete bashkėkohore tė punės pritet tė bėhet deri nė fund tė kėtij viti, - tha Muēaj.
ECIKS / Biznesi
|