|
Hyn nė fuqi zero-tatimi doganor Kosovė
Prishtinė, 09 qershor 2004 - Ka hyrė nė fuqi Rregullorja 2004/13 mbi zero tatimin doganor pėr mallėrat kapitale dhe gjysmėprodhime, pėrkatėsisht lėndėn e parė. Ky ėshtė njė hap tjetėr me rėndėsi pėr ekonominė e Kosovės.
Kjo rregullore zėvendėson Anekset (shtesat) e Rregullores 1999/3 mbi "Themelimin e Doganės dhe Shėrbimeve tė tjera pėrkatėse nė Kosovė". Deri mė tani, Rregullorja 1999/3 ka detyruar pagesėn e taksės doganore prej dhjetė pėrqind pėr tė gjitha mallėrat e drejtuara pėr Kosovė.
Nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohen kushtet e investimit dhe prodhimtaria nė Kosovė, Rregullorja 2004/13 paraqet zero pėrqind tė taksės doganore pėr mallėra kapitale dhe gjysėm-prodhime (lėndėn e parė). Kjo rregullore ėshtė paraqitur shpejt pasi qė Rregullorja 2004/1 mbi Kodin Doganor pėr Kosovėn ka ofruar mekanizma tė nevojshėm ligjor. Importimi i kėtyre mallėrave pa taksa doganore, pritet tė ketė efekt tė konsiderueshėm pozitiv pėr prodhimtarinė vendore nė Kosovė.
Rregullorja pati zanafillėn nė njė propozim tė bėrė nė Kėshillin Ekonomik dhe Fiskal nga Ministria e Financave dhe Ekonomisė. Ministri Ali Sadriu u shpreh pozitivisht pėr kėto ndryshime.
Humbjet e parapara nė buxhetin e konsoliduar tė Kosovės pėr shkak tė uljes sė normave doganore pėr lėndė bujqėsore dhe kafshė pėr reprodukim, pėr kėtė vit vlerėsohet tė jenė mbi 4.5 milionė euro, kurse vitin e ardhshėm mbi 9 milionė. Kėto humbje pritet tė kompensohen nėpėrmes zhvillimit tė bujqėsisė dhe tė sektorėve tė tjerė prodhues.
ECIKS / RTK
|