|
Statusi i padefinuar ndikon nė stagnimin ekonomik
Prishtinė, 09 qershor 2004 - Pėrfaqėsues vendorė dhe ndėrkombėtarė, nė mesin e tė cilėve pėrfaqėsues nga zyra e kryetarit, nga qeveria, parlamenti, shtylla e katėrt e UNMIK-ut si dhe ekspertė tė ekonomisė vendore, diskutuan sot nė Prishtinė pėr idetė, konceptet dhe pengesat e zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
Statusi i padefinuar i Kosovės, infrastruktura ligjore, privatizimi, bartja e pėrgjegjėsive tek vendorėt si dhe politikat fiskale, janė faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė stagnimin ekonomik tė Kosovės, u tha nė tryezėn e organizuar nga fondacioni gjerman Fridrih Nauman Shtiftung, nė bashkėpunim me OSBE-nė.
Banorėt e Kosovės janė tė brengosur pėr zhvillimin ekonomik, e sidomos tė rinjtė, prandaj tė gjithė bashkėrisht duhet tė punojmė pėr hartimin e njė strategjie pėr Kosovėn. Kėshtu u tha nė tryezėn e organizuar nga fondacioni Fridrih Nauman dhe OSBE-ja. Kėto dy organizata bashkė me Kuvendin po punojnė pėr zhvillimin e njė legjislacioni ekonomik, ku ėshtė bėrė pėrparim i kėnaqshėm, tha pėrfaqėsuesi i OSBE-sė, Brajan Hopkins. Fusha nė tė cilėn duhet tė fokusohemi mė shumė ėshtė problemi i implementimit. Pasi Kuvendi ka ngritur dhe ka adaptuar njė bazė ligjore, duhet tė merret parasysh se si tė implementohen ligjet e reja. Kjo do tė jetė njė hap pėrpara pėr tė gjetur rrugėt qė institucionet tė punojnė sė bashku pėr adresimin e kėtyre ēėshtjeve.
Qeveria ka bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr adresimin e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik. Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ali Sadriu duke paraqitur njė raport tė gjerė, tha se disa nga komponentet pėrbėrėse tė strategjisė sė zhvillimit janė: arritja e stabilizimit fiskal, privatizimi duke filluar nga shėrbimet publike, nė veēanti me telekomin, pasi tregu ėshtė globalizuar, duke e pėrcjellė me privatizimin e sistemit bankar, etj. Edhepse njė pjesė e faktorėve kufizues tė zhvillimit nuk lidhen me statusin e Kosovės, mund tė thuhet se statusi aktual i Kosovės paraqitet pengesė e rėndėsishme e zhvillimit tė Kosovės.
Ministri i tregtisė dhe industrisė Ali Jakupi, tha se rezoluta 1244 nuk interpretohet si duhet kur ėshtė fjala pėr implementimin e saj nė fushėn e zhvillimit ekonomik. Ndėrsa stagnimi i zhvillimit ekonomik ėshtė burim i krizave, burim i pakėnaqėsive, humbje e shpresave nė perspektiva dhe fatkeqėsi pėr popullatėn e Kosovės, theksoi ministri Jakupi, i cili pėrmendi strategjinė pėr zhvillim tė Kosovės qė tash e sa muaj ėshtė nė diskutim publik. Nė koncept dhe pėrmbajtje janė vėnė nė spikamė mundėsitė e zhvillimit pėr tė dalė nga stagnimet dhe pėr tė krijuar ambient prodhues konkurrent me tipare tė mundeisve integruese. Nė saje tė situatės ekzistuese ėshtė gjetur mundėsia e pėrcaktimit sektorial, sipas resurseve disponibile dhe atyre qė mund tė krijohen dhe tė aktivizohen.
Berim Ramosaj, kėshilltar ekonomik i kryetarit tė Kosovės, u shpreh se ngecja e zhvillimit ekonomik jep sinjale tė qarta pėr proceset e njė recesioni ekonomik nė tė cilin po hyjmė. Pėrfaqėsuesit e disa komisioneve tė kuvendit, paraqitėn shumė vėrejtje sa i pėrket procesit zhvillimor, me theks tė veēantė nė privatizimin.
Gani Prekopuca, nga komisioni parlamentar pėr tregti dhe industri: kush mund tė na thotė nė mėnyrė decidive pėrse ėshtė ndėrprerė privatizimi, ku janė 135 milionė euro nė emėr tė atyre 18 firmave, ku janė paratė e dedikuara pėr punėtorėt (20 pėrqindėshi), kush mund tė thotė se a ėshtė ndėrprerė pėr shkak tė parrėgullsive apo ndikimit tė Serbisė, nė mungesė tė njė statusi final tė Kosovės.
Faktorė relevantė qė mund tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes u theksua tė jenė: programi pėr nxitjen e zhvillimit tė sektorit privat, vazhdimi i ndėrtimit tė poltikave liberale ekonomike, krijimi i njė mjedisi tė sigurt dhe tė qėndrueshėm pėr kapitalin e huaj, ndėrtimin e njė infrastrukture tė qėndrueshme ekonomike dhe juridike sipas standardeve evropiane, transformimi i institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes nė drejtim tė funksionalizimit dhe profesionalizimit si dhe trasnformimi i rolit tė UNMIK-ut nė rol mė funksional, sidomos i shtyllės sė katėrt.
Nė kėtė tryezė ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, RIINVEST-it si dhe shumė ekspertė vendorė tė ekonomisė. Ndėrsa nuk ishte i pranishėm shefi i shtyllės sė katėrt Nikolas Lambsdorf.
ECIKS / RTKlive
|