|
BB: 51% e kosovarėve jetojnė nė varfėri
Prishtinė, 8 qershor 2004 - Njė studim i Bankės Botėrore (BB), i quajtur Memorandumi ekonomik i Kosovės, tregon se varfėria nė Kosovė ėshtė duke u thelluar. Sipas studimit 15 pėr qind e kosovarėve jetojnė nė varfėri ekstreme, ndėrsa 37 pėr qind tė tjerė konsiderohen tė varfėr.
Sipas studimit, i cili u bė publik tė enjten nė Prishtinė, 15 pėr qind e popullatės sė Kosovės posedojnė nė ditė 0.93 euro, qė konsiderohet nėn limitin e varfėrisė ekstreme. Rreth 37 pėr qind e popullatės jetojnė me 1.42 euro, qė konsiderohen si tė varfėr.
Sipas raportit tė Bankės, nė thellimin e varfėrisė nė Kosovė po ndikon mungesa e rritjes ekonomike dhe ulja e donacioneve me 70 pėr qind nė periudhėn kohore 2000-2003.
Gjatė prezentimit tė kėtij raporti, kryeministri Bajram Rexhepi tha: Kosova po synon hapjen e tregjeve dhe kjo do tė bėhet nėpėrmjet njė strategjie zhvillimore me mbėshtetje institucionale. Rexhepi tha se nevoja pėr huazime afatgjata do tė ndikonte nė zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfėrisė nė vend. Ai tha: Moszgjidhja e statusit final tė Kosovės po e pengon zhvillimin ekonomik tė vendit dhe po i dekurajon investitorėt e jashtėm. Ne jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė edhe me institucionet tjera ndėrkombėtare, mirėpo duhet theksuar se statusi i papėrcaktuar i Kosovės ėshtė pengesė thelbėsore e zhvillimit ekonomik. Sipas kryeministrit, klima mė e volitshme pėr investime, njė sistem mė i avancuar financiar, tregtia me vendet e rajonit dhe tregu i punės janė elementet e domosdoshme pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik. Nė anėn tjetėr Ali Sadriu, ministėr i Ekonomisė dhe Financave (MEF), tha se zvogėlimi i fondeve tė donatorėve nė Kosovė ėshtė duke sjellė njė frikė se mund tė ketė papunėsi edhe mė tė madhe nė tė ardhmen. Po ashtu, Sadriu tha se pa rifillimin e procesit tė privatizimit nuk mund tė ketė zhvillim tė mirėfilltė ekonomik. Zhvillimi ekonomik nė Kosovė nuk varet vetėm nga institucionet kosovare, sepse ne kemi njė ndarje tė pushtetit me UNMIK-un, kjo na shpie edhe nė disa vėshtirėsi nė zhvillimin dhe ekzekutimin e politikave tė buxhetit, - tha Sadriu. Gjatė diskutimeve Ahmet Shala, zėvendėsdrejtor i Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), tha se zvarritja e procesit tė privatizimit ka shkaktuar presione psikike dhe ėshtė shndėrruar nė njė problem politik. Institucionet kosovare vėshtirė se do tė gjejnė rrugėzgjidhje pėr ta dėrguar pėrpara kėtė proces, - tha Shala.
Sipas Shalės, nėse nuk vazhdon procesi i privatizimit, do tė ketė probleme tė mėdha politike, ekonomike dhe sociale. Ēdo angazhim nė rregullimin e pronės mbi tokėn do tė krijojė vende tė punės, ose nė tė kundėrtėn do tė bllokojė punėsimin dhe kėtė duhet ta ketė parasysh edhe Banka Botėrore, - tha Shala. Edhe Musa Limani, profesor i Fakultetit Ekonomik, tha se politika zhvillimore e Shtyllės IV tė UNMIK-ut nuk ėshtė nė nivel tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės. Janė zhvilluar degėt shėrbyese, duke lėnė anash degėt prodhuese tė domosdoshme pėr zhvillim ekonomik, - tha Limani.
Sipas Bankės Botėrore, raporti Memorandumi ekonomik i Kosovės u pėrgatit si njė kontribut analitik pėr tė ndihmuar UNMIK-un dhe hartuesit e politikave tė institucioneve vendore nė formimin e reformave pėr njė rritje tė qėndrueshme ekonomike.
Sipas kėtij raporti, stabiliteti dhe siguria mė e madhe nė Kosovė janė parakushte pėr pėrmirėsimin e klimės ekonomike. Por sektori i energjisė elektrike shihet si pengesė e madhe pėr tė ardhmen ekonomike nė vendin tonė.
ECIKS / Biznesi
|