|
11 milionė euro pėr dėmet e trazirave tė marsit
Prishtinė, 1 qershor 2004 - Qeveria do tė ndajė nga buxheti shumėn prej 11 milionė eurosh pėr sanimin e dėmeve tė shkaktuara gjatė trazirave tė marsit nė Kosovė. Kjo ėshtė vendosur gjatė takimit tė sotėm ndėrmjet ministrave Ali Sadriu dhe Behxhet Brajshori, me shefen e zyrės sė UNMIK-ut pėr kthim, Pegi Hiks. Ministri i ekonomisė dhe financave Ali Sadriu, tha se nė takim qė ėshtė nė vazhdėn e shumė takimeve me kėtė zyrė, ėshtė biseduar pikėrisht pėr pėrpjekjet e qeverisė pėr sanimin e dėmeve dhe kthimin e tė zhvendosurve.
Nė takim ėshtė biseduar pėr mėnyrėn e implementimit tė programit tė rindėrtimit.Qeveria do tė mbajė zotimin e vet pėr tė siguruar mjetet e nevojshme, tha kryetari i komisionit qeveritar pėr riparimin e dėmeve, Behxhet Brajshori.
Sa i pėrket vlerėsimit tė dėmeve tė objekteve tė kultit, qeveria do tė marrė vendime tė reja, nė bashkėpunim edhe me institucionet ndėrkombėtare qė kanė tė bėjnė me trashėgiminė kulturore, pohoi Brajshori.
Megjithėse qeveria ka pasur shumė projekte tė cilat do tė financoheshin nga mjetet e suficitit buxhetor, Kėshilli Ekonomik Fiskal shumėn mė tė madhe tė mjeteve e ka ndarė pėr KEK-un. Ky vendim sipas ministrit Sadriu ka qenė tepėr joparimor dhe qeverinė e ka vėnė pėrpara sfidave tė mėdha, theksoi ministri Sadriu.
Mjetet prej 11 milionėsh do tė ndahen pas rishikimit gjashtėmujor tė buxhetit, si dhe nga njė grant i Bankės Botėrore pėr zhvillimin institucional tė Kosovės nė shumė prej 4 milionė e 300 mijė dhe do tė shihen edhe burime tjera, tha ministri Sadriu. Dėmet e shkaktuara gjatė tė trazirave tė marsit fillimisht janė vlerėsuar 5 milion euro.
ECIKS / R. Kosova
|