|
BSPK: Tryezė pėr tė ardhmen e kompleksit 'TREPĒA'
Prishtinė, 1 qershor 2004 - Nėnshkrimi i kontratės kolektive pėr tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore nė vend do tė zgjidhė statusin e tyre. Kėshtu mendojnė sindikalistet kosovarė. Mirėpo kryesindikalistėt e vendit kanė ofruar propozimet e tyre Qeverisė pėr zgjidhjen e statusit tė punėtorėve tė Trepēės. Ata paralajmėruan se nėse nuk pėrfillen propozimet e tyre ata nuk marrin pėrgjegjėsinė nėse situata eskalon.
Qeveria do t'i shqyrtojė propozimet e sindikalistėve dhe ajo do t'i pėrkrahė punėtorėt, mirėpo sipas ministrit tė punės dhe mirėqeniės sociale Ahmet Isufi, tani mundėsitė janė tė kufizuara pėr skkak tė buxhetit. Drejtori i pėrgjithėshėm i Trepēės, Nazmi Mikullovci, mendon se statusi i punėtorėtve tė Trepēės do tė zgjidhet mirėpo sipas tij punėtorėt duhet tė pajtohen me vendet tė cilat merren nga institucionet e larta tė Kosovės. Duhet tė zgjidhet statusi i tė gjithė punėtorėve tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė vend dhe jo vetėm tė atyre tė kolapsit tė Trepēės, mendon Ahmet Shala, zv.drejtor i AKM-sė. Sipas tij, privatizimi do tė zgjidhte kėtė ēėshtje. Nė debatin e sotėm kushtuar Trepēes, u tha se ky kolektiv ėshtė problem edhe politik, me theks se institucionet e vendit duhet tė kenė njė strategji tė qartė pėr kėtė institucion tė rėndėsishėm ekonomik pėr vendin tonė.
ECIKS / Radio 21
|