Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Odisejada e swift-it serb nė Kosovė


Prishtinė, 31 maj 2004 - Sugjerimi pėr aplikimin e kodit Swift tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė sistemin bankar tė Kosovės erdhi nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, punonjės i tė cilit ėshtė edhe menaxheri i BPK-sė, francezi Donat Branager. Njė zyrtar i afėrt me zhvillimet nė BPK, i cili nuk deshi tė identifikohet, tha pėr gazetėn se ideja pėr aplikimin e kodit Swift serb ėshtė e FMN-sė me njė mbėshtetje nga struktura tė caktuara tė UNMIK-ut. Nė zyrėn e FMN-sė nė Prishtinė as nuk pohuan ose i kundėrshtuan kėto tė dhėna. Nė insistimin se a ėshtė FMN-ja ideatore e aplikimit tė kodit Swift serb nė sistemin bankar tė Kosovės, njė nėpunėse e FMN-sė nėpėrmjet telefonit citoi shefin e saj tė ketė thėnė se drejtori i BPK-sė, Donat Branager, ėshtė duke pėrgatitur njė material nėpėrmjet tė cilit opinioni do tė informohet pėr tė gjitha zhvillimet. Burimi i afėrt me BPK-nė tha se si zgjidhje nga kjo situatė po shikohet mundėsia e inkuadrimit tė pėrfaqėsuesve tė qeverisė nė bordin drejtues tė BPK-sė, nė tė cilin momentalisht ndėrkombėtarėt e kanė shumicėn e votave. Ai tha se kjo ide ka gjetur mbėshtetje edhe te disa struktura tė caktuara tė UNMIK-ut dhe mund tė aplikohet nė ditėt e ardhshme. Behxhet Haliti, kėshilltar i kryeministrit, tha se kėrkesa e qeverisė pėr pėrfaqėsimin e saj nė bordin e BPK-sė ka ekzistuar kaherė. “Pėr sa i pėrket qėndrimit tė UNMIK-ut pėr kėtė ēėshtje, unė nuk mund tė spekuloj”, - tha ai pėr “Biznesin”.

Dėmtimi i imazhit
Autoriteti i Bankave dhe Pagesave tė Kosovės konsiderohej si njė nga arritjet kryesore tė UNMIK-ut nė 5 vitet e administrimit tė Kosovės. Bankat tregtare kosovare deri tani konsiderohen mė tė mirat nė rajon. Kontribut tė madh nė kėtė drejtim ka dhėnė FMN-ja, e cila ka mbėshtetur me ekspertė kėtė institucion, duke pėrfshirė edhe drejtorin menaxhues.

Vendimi i bordit tė BPK-sė pėr aplikimin e kodit Swift bankar tė Serbisė dhe Malit tė Zi, pėrkundėr votave tė pėrfaqėsuesve vendorė nė bordin e BPK-sė, konsiderohet se e ka lėkundur imazhin e BPK-sė nė sytė e kosovarėve. Qeveria e Kosovės, personeli i BPK-sė dhe shoqėria civile konsiderojnė se aplikimi i Swift-it serb cėnon tė ardhmen politike tė vendit nėn Serbi. Pėr kėtė arsye gjatė tėrė javės sė kaluar punėtorėt e BPK-sė duke pėrfshirė edhe drejtorėt e departamenteve kanė kėrkuar qė ky vendim tė anulohet, pėrndryshe ata do tė ndėrpresin punėn, gjė e cila do tė sjellė nė mėnyrė automatike bllokimin e funksionimit tė sistemit bankar nė Kosovė. Nė dy mbledhjet e fundit tė qeverisė pika kryesore e diskutimit ishte kundėrshtimi i Swift-it serb. Qeveria, nė mungesė tė kompetencave nė kėtė fushė, u ka bėrė apel bankave vendore qė tė mos e pėrdorin njė kod tė tillė.

Heshtja e UNMIK-ut
Deri mė tani UNMIK-u nuk ėshtė prononcuar pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa drejtori ndėrkombėtar i BPK-sė ndodhet nė njė konferencė ndėrkombėtare nė Ukrainė.
Swift-in serb momentalisht nė Kosovė e pėrdorin vetėm dy bankat me kapital tė huaj nė Kosovė, ndėrsa 5 bankat tjera vendore e kanė injoruar atė. Njėri nga drejtorėt e kėtyre bankave ėshtė deklaruar se “mė parė do t’i vė dryrin bankės sesa tė pranojmė kodin e Serbisė”.

Injorimi i vendorėve dhe dėshtimet
Injorimi i faktorit vendor nė menaxhimin e procesit tė komercializimit gjatė viteve 2001-2002, si dhe menaxhimi i procesit tė privatizimit gjatė vitit 2003-2004 dėshmuan se ēdo vendim nė kundėrshtim me qėndrimet e pėrfaqėsuesve tė Kosovės ėshtė i paefektshėm.

BPK si autoritet i cili mbikėqyr funksionimin e bankave komerciale, mund tė dėmtojė imazhin e kėtyre tė fundit duke futur nė pėrdorim njė kod tė njė vendi fqinj qė nuk konsiderohet i besueshėm pėr shumicėn e popullatės. Nė fillim tė vitit 2000 ishte e vėshtirė tė bindeshin kosovarėt qė tė kthenin kursimet e tyre nėpėr banka, duke marrė parasysh veprimin e bankave nė sistemin e kaluar ku shumė kosovarė humbėn kursimet e tyre. Ekspertėt e sistemit bankar nė Kosovė thonė se bankat komerciale do tė zbehin besimin nė klientėt e tyre nėse ato operojnė me kodin e njė vendi i cili ka plaēkitur me qindra miliona dollarė kursime gjatė fundit tė viteve 80-tė dhe fillimit tė viteve 90-tė.

Pasojat e aplikimit tė kodit
Funksionimi i sistemit tė mirėfilltė bankar dhe futja e sistemit tė pagesave nėpėrmjet bankave ėshtė njė nga parakushtet kryesore pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe njė nga instrumentet mė efikase pėr luftimin e korrupsionit, pastrimit tė parave, trafikimit, krimit tė organizuar etj.

Deklaratat e kundėrta
Mė 21 shkurt tė vitit 2003, ish-drejtoresha e BPK-sė, Rhee, nė njė intervistė shprehej se nga 28 shkurti i po kėtij viti BPK do tė punojė ngjashėm me bankat tjera qendore tė vendeve fqinj, me pėrjashtim tė sė drejtės sė emitimit tė parasė, pasi monedhė kombėtare konsiderohet euro. Rhee pohonte se emri i vėrtetė i kėtij institucioni duhet tė jetė Banka Qendrore e Kosovės, por kjo do tė ndodhė kur tė zgjidhet statusi final. Aplikimi i kodit serb nėnkupton tė kundėrtėn e kėsaj deklarate. Me rregullore tė UNMIK-ut, BPK-ja ėshtė autoriteti i vetėm nė Kosovė i rregullimit, licensimit dhe mbikėqyrjes sė bankave komerciale, kompanive tė sigurimit dhe skemave private pensionale. Nga 21 dhjetori i vitit 2002 nė tė gjitha departamentet e BPK-sė janė emėruar menaxherė kosovarė. Qė atėherė tė gjitha funksionet, pėrfshirė kontabilitetin, mbikėqyrjen bankare, mbikėqyrjen e kompanive tė sigurimit, mbikėqyrjen e skemave private pensionale, teknologjinė informative, duke pėrfshirė edhe auditimin, i kryejnė menaxherėt kosovarė. Zyrtarisht tė gjithė ndėrkombėtarėt nė BPK (pėrveē drejtorit menaxhues) janė kėshilltarė. BPK-ja ėshtė pjesė e UNMIK-ut dhe sipas Kornizės Kushtetuese ėshtė fuqi e rezervuar e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Kosovė.

Shfuqizimi
Pas protestave tė shumta dhe reagimit tė Qeverisė sė Kosovės autoritetet e BPK-sė nė Prishtinė tė premten hodhėn poshtė vendimin pėr vėnien nė pėrdorim tė swift kodit tė Serbisė nė sistemin bankar tė Kosovės. Guvernatori i BPK-sė Ajri Begu pas njė takimi me shefin e shtyllės sė IV tė UNMIK/ut, Nicholaus Lambsdorff, tha se ėshtė vendosur qė swift kodi i Serbisė dhe Malit tė Zi tė mos pėrdoret nė sistemin bankar tė Kosovės. Pas kėtij vendimi punonjėsit e Autoritetit tė Bankave dhe Pagesave i ndėrprenė protestat katėrditėshe dhe iu rikthyen punės.

ECIKS / Biznesi / Mediat
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail