|
KEK-u merr 27 milion euro nga suficiti
Prishtinė, 28 maj 2004 - Vendimin pėr ndarjen e suficitit tė buxhetit tė Kosovės e ka marrė dje zėvendės kryeadministratori Ēarlls Brajshou, e me tė cilin nuk ėshtė pajtuar ministria e ekonomisė dhe financave.
Ndarja ėshtė bėrė sipas listės sė propozuar nga Ēarlls Brajshou ku Korporatės Energjetike tė Kosovės i janė ndar 27 milion euro. Pjesėn tjetėr prej 10 milion euro do ta ndaj Qeveria sipas prioriteteve tė saja.
Sipas njė burimi tė RTK-sė, ministri i Ekonomisė dhe Fincave, Ali Sadriu e ka paraqitur propozimin e Qeverisė qė ėshtė aprovuar nė mbledhjen e saj. Sipas tė njejtit burim, pėrfaqėsuesi i zyrės sė kryeministrit ka paraqitur njė propozim qė nuk ėshtė diskutuar nė mbledhjen e djeshme tė Qeverisė sė Kosovės.
Drejtori i buxhetit tė Kosovės Agim Krasniqi, tha se ndarja e suficitit ėshtė dashur tė bėhet sipas listės pėr trajtimin e suficitit si ėshtė diskutuar disa herė nė komisionin pėr buxhet dhe pardje ėshtė aprovuar nė mbledhjen e Qeverisė ku ka pasur njė ndryshim shumė tė vogėl.
Z. Krasniqi tha se pėr 21 milion euro qė janė paraparė pėr komunat e Kosovės nuk ėshtė diskutuar dhe projektet e komunave nuk mund tė realizohen me paratė e suficitit tė buxhetit pėr vitin 2003.
ECIKS / RTK
|