|
Ngjallen protestat kundėr swift-kodit serb
Prishtinė, 25 maj 2004 - Nė takimin e sotėm tė pėrfaqėsuesve tė Shoqatės sė Bankave dhe Sigurimeve me Autoritetin Bankar dhe tė Pagesave tė Kosovės dhe Odės Ekonomike tė Kosovės u bisedua rreth iniciativės pėr avancimin e BPK-sė nė Bankė Qėndrore tė Kosovės sė cilės nuk i ėshtė mundėsuar tė ketė swift-in e vet.
Stafi vendor i BPK-sė ka protuestuar edhe sot para ndėrtesės sė tyre kundėr vendimit tė udhėheqėsit ndėrkombėtarė qė tė pėrdoret swift-i i Serbisė dhe Malit tė Zi, duke kėrkuar qė institucionet kosovare tė ndėrmarrin masa kundėr pėrdorimit tė swift kodit tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Aktualiteti kosovar, gjendja e vėshtirėsuar ekonomike, sfidat pėr sistemin bankar- financiar dhe rrjedhat e rrezikshme nė tregun financiar tė rajonit, qė tė gjitha imponojnė sjellje serioze dhe tė pėrgjegjshme, tha drejtoresha e Shoqatės sė Bankave dhe Sigurimeve tė Kosovės, Zineta Daci. Ajo shtoi se duke u bazuar nė Kornizėn Kushtetuese, politikėn ekonomike dhe financiare, ēėshtjet buxhetore dhe fiskale, politikat monetare, emėrimin e Bordit drejtues tė autioritetit bankar dhe tė pagesave tė Kosovės, qė janė tė pėrshkruara si kompetenca dhe pėrgjegjėsi tė rezervuara pėr shefin e UNMIK-ut, propozojmė qė: kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e rezervuara pėr PSSP-nė nga pika 8.1 dhe 8.1R, qė politika monetare dhe emrimi i Bordit drejtues tė autoritetit bankar dhe tė pagesave tė Kosovės tė kalojnė nė pėrgjegjėsi tė institucioneve tė pėrkohėshme tė vetėqeverisjes.
Drejtori i Kassabankės, Milazim Abazi, i propozon Qeverisė sė Kosovės qė tė ndėrmarrė iniciativė pėr anulimin e vendimit tė Bordit tė BPK-sė pėr pėrdorimin e swift kodit tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Ekzistojnė tė gjitha parakushtet qė Qeveria e Kosovės tė formojė njė grup ekspertėsh tė cilėt do tė hartonin njė projektligj pėr shndėrrimin e BPK-sė nė Bankė Qendrore tė Kosovės, sidomos tash kur po pėrballemi me njė vendim personal nė baza autokratikee ku tentohet qė BPK-sė ti ulet niveli i saj apo tė shndėrrohet nė njė bankė operacionale, duke pėrdorur swift kodin e Serbisė dhe Malit tė Zi, tha pėrfaqėsuesi i BPK-sė, Gani Gėrguri. Edhe pse stafi ndėrkombėtar jep arsyetime se kjo ėshtė ēėshtje teknike, se kjo ėshtė pėr tė mirėn e sistemit bankar e kėshtu me radhė, prapa tė gjitha kėtyre atėherė del se nė esencė fshihet njė qėllim thjesht politik qė tė degradohet niveli i Autoritetit Bankar dhe tė Pagesave dhe nė vend qė tė shkojmė kah progresi qė tė shndėrrohet nė bankė qendrore tentohet tė shndėrrohet nė nivelin e bankave komerciale.
Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Ismajl Kastrati shtoi se: Tė gjithė pajtohemi qė duhet tė luftojmė pėr ndryshimin e aktit tė kryer nga drejtori i BPK-sė i cili nė mėnyrė tė njėanshme e ka nėnshkruar aktimin e swiftit nga Banka Qendrore e Serbisė, por gjithnjė po na ndodhė kėtu nė Kosovė, e jo veq nė BPK po edhe tjetėrkund, qė ne tė reagojmė pasi ēėshtjet tė ndodhin. Ėshtė fjala se si ne tė jemi vigjilent dhe ti pėrcjellim ēėshtjet para se ato tė ndodhin.
Pjesėmarrėsit e kėsaj konferenca thanė se nėse pėrdoret swift kodi i Serbisė, BPK-ja do tė mbetet filialė e Bankės Qėndrore tė Serbisė. Ata formuan njė grup punues i cili do tė nxjerr rekomandime lidhur me kėtė ēėshtje dhe do tia paraqesė Institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare.
ECIKS / RTKlive
|