|
Riinvest: Swift-kodi serb sjellė pasoja negative pėr ekonominė
Prishtinė, 25 maj 2004- Isa Mustafa, ekspert i ēėshtjeve ekonomike dhe nėnkryetar i "Riinvestit", duke komentuar vendimin e BPK-sė qė bankat nė Kosovė tė aplikojnė Suift kodin e Serbisė, thotė se ky vendim ėshtė i paqėndrueshėm, se do tė ketė pasoja ekonomike dhe politike.
"Kjo ēėshtje fare nuk ėshtė dashur tė rregullohet nė kėtė formė, sepse nė momentet kur po bėhet transferimi i kompetencave nga ndėrkombėtarėt, nė vendorėt, ėshtė e palogjikshme qė pala ndėrmkombėtare tek autoriteti bankar tė marrė vendim tė njėanshėm sa i pėrket aplikimit tė sfifkodit tė Serbisė", tha Mustafa, i cili kėto komente i bėri nė njė intervistė pėr radion "Evropa e lirė".
Z. Mustafa pohon se ky vendim ėshtė i paqėndrueshėm, se do tė ketė pasoja ekonomike dhe politike, dhe se rrjedhimisht ata qė e kanė miratuar mbajnė pėrgjegjėsi. Ai nėnvizoi se nuk ka tė drejtė askush qė sistemin kosovar bankar ta fusė nėpėrmjet instrumenteve tė ndryshme nė mekanizmin bankar tė Serbisė.
Ky ekspert thekson se nėse pranohet suift kodi i Serbisė do tė thotė se tė gjitha pagesat hyjnė nėpėrmjet sistemit bankar tė Serbisė dhe tė gjitha pagesat qė bėhen nė Kosovė, po ashtu bėhen nėpėrmjet kėtij sistemi, kėshtu qė nė njė formė sistemi bankar i Serbisė do tė vėjė nė kontrollė tė plotė sistemin bankar tė Kosovės, gjė qė njė vendim i tillė ėshtė i papranushėm.
Mustafa nėnvizoi se me kėtė vendim tė njėanshėm mund tė ndodhė tėrheqja e kursimeve nga ekonomia dhe qytetarėt, ndėrkaq njė veprim i tillė do tė destabilizonte totalisht sistemin bankar nė Kosovė.
ECIKS / QiK
|