|
Holkeri e Rexhepi diskutojnė privatizimin dhe standardet
Prishtinė, 19 maj 2004 - Kryeadministratori i Kosovės Harri Holkeri, para nisjes sė tij nė Finlandė ėshtė takuar dje me kryeministrin e Kosovės Bajram Rexhepi. Ēėshtje kryesore pėr tė cilat ėshtė biseduar nė kėtė takim ka qenė hapja e katėr zyrave tė reja, procesi i privatizimit dhe ai i pėrmbushjes sė standardeve. Kryeministri Rexhepi bėri tė ditur pas takimit se ėshtė arritur pajtimi qė zyra pėr planifikim strategjik dhe implementim, ajo pėr integrime evropiane dhe pėr energjetikė e resurse natyrore do tė filllojnė nga puna nė kuadėr tė qeverisė, ndėrkohė qė do tė bėhet edhe zyrtarizimi i funksionimit tė zyrės pėr siguri publike. Funksionimi i kėtyre zyrave do tė mundėsohet nė bazė tė njė urdhėrese administrative e cila pritet tė nxirret nga UNMIK-u. Po ashtu Rexhepi tha se me Holkerin ka biseduar pėr ēuarjen pėrpara tė procesit tė implementimit tė standardeve, duke shtuar se deri nė takimin e radhės sė Grupit Pėrkrahėse pėr Kosovėn duhet tė shėnohen rezultate konkrete nė kėtė proces. "Duhet tė shqyrtohet ideja qė strukturat tona, ministria e shėrbimeve publike, kryeministria, ekspertėt nga UNMIK-u dhe ekspertė tė jashtėm tė fillojnė tė bėjnė disa propozime pėr reformat nė administratėn lokale. Kjo ėshtė kompetncė jona dhe duhet tė propozojmė njė draft propozim", tha Rexhepi. Ai tha se sa mė shpejt duhet tė zhbllokohet edhe procesi i privatizimit. "Ne mund tė presim deri nė fund tė muajit dhe duhet ta zgjedhim kėtė problem", tha Rexhepi, duke theksuar se nuk do tė ketė kurrfarė justifikimi pėr vonesat e mėtejshme. Kryeministri nuk deshi tė komentojė nėse kryeadministratori aktual mund tė largohet nga posti i tij, por megjithatė ai tha se largimi i Holkerit do tė shkaktonte pengesa nė proceset politike nė Kosovė.
ECIKS/Balkanweb
|