|
Protestė e punėtorėve tė Hekurudhave tė Kosovės
Prishtinė, 6 maj 2004 -Largimi i 200 punėtorėve tė hekurudhave nga Kėshilli Menaxhues i Hekurudhave tė UNMIK-ut ėshtė manifestuar sot me protesta tė kėtyre punėtorėve tė cilėt thonė se ky vendim ėshtė i pabazė dhe i pa kriter. Protestuesit akuzuan Kėshllin Menaxhues pėr njėanshmėri, pasi sipas tyre, ata veprojnė pėr interesa personale dhe se me kėtė rast kanė dėmtuar ekonomikisht mėse 200 familje. Lidhur me kėtė problem, drejtori menaxhues i Hekurudhave tė UNMIK-ut, Paul Riē tha se vendimi pėr largimin nga puna tė kėtyre puntorėve ėshtė marrė pas konsultave me AKM, dhe sipas tij lista ėshtė pėrgatitur nga ta. Z.Riē tha se Seleksionimi i puntorėve qė duhej tė largoheshin nga puna ėshtė bėrė sipas kritereve tė cilat janė vendosur mė parė, ku sipas tij ėshtė marrė parasysh, puna qė ata kanė bėrė, bashkpunimi me kolegėt si dhe disa kriterer tjera. Riē tha se ky numėr i puntorėve nė Hekurudha ėshtė dashur tė reduktohet edhe mė parė. Mė mirė ėshtė tė mė pyesni pse kjo nuk ka ndodhur para 5 vjetėve. Rritja e pagave pėr 50 pėrqind vitin e kaluar ka ndikuar qė problemet tė shtohen edhe mė shumė. Gjatė kėtyre viteve ka pasur punėtorė qė skanė pasur ēka tė punojnė. Ne kemi stacione tė trenave por nuk kemi trena. Ka pasur 5 deri 15 puntorė tė punėsuar, megjithatė skanė pasur ēka tė bėjnė. Kush mund t'i paguaj kėta njėrėz kur trenat nuk qarkullojnė, tha Rich. Z. Riē tha se Qeveria zvicėrrane e cila kishte propozuar nė vitin 2001 njė plan pėr rifunksionalizimin e hekurudhave, tani ka sjellur njė plan tė ri, dhe sipas tij ata kėmbėngulin qė numri maksimal i punėtorėve tė jetė 150. Sipas tij, ka kohė qė udhėheqėsit e hekurudhave tė UNMIK-ut iu kanė ofruar puntorėve paga kompenzuese, nė rsat se ata pranojnė tė largohen nga vendet e tyre tė punės megjithatė tha ai vetėm 40 prej tyre kanė pranuar njė ofertė tė tillė. Vendimi pėr largimin e kėtyre puntorevė sipas z, Riē ėshtė i pėrhershėm. Sidoqoftė protesuesit kanė paralajmėruar se do tė vazhdojnė edhe mė tej protestat e tyre ndaj kėtij vendimi qė sipas tyre ėshtė i padrejtė.
ECIKS / Balkanweb
|