|
Qeveria: tė mos ndryshohet projektligji pėr huazime afatgjata
Prishtinė, 6 maj 2004 -Qeveria e Kosovės pėrmes njė letre qė i ka dėrguar kryetarit tė Kuvendit, Nexhat Dacit, kėrkoi qė komisionet parlamentare tė mos ndėrhyjnė nė esencėn e projekligjit pėr marrėveshjet financiare ndėrkombėtare. Kjo kėrkesė e qeverisė ėshtė konfirmuar tė martėn pas mbledhjes sė Kryesisė sė Kuvendit nga zėdhėnėsi i legjislativit, Sherif Konjufca. Projekligji pėr marrėveshjet financiare ndėrkombėtare, ose siē quhet nė praktikė projektligji pėr huazime afatgjata, ėshtė konsideruar nga ekspertėt e ekonomisė si hapi i parė pėr rimėkėmbjen ekonomike tė vendit. Esenca e kėtij ligji ėshtė qė Kosovės t'i mundėsohet afrimi me institucionet financiare ndėrkombėtare dhe tė krijohet mundėsia e marrjes sė kredive tė jashtme pėr financimin e projekteve tė karakterit publik afatgjatė. Ky projektligj ėshtė hartuar nė bashkėpunim tė ngushtė midis qeverisė dhe Shtyllės IV tė UNMIK-ut dhe gėzon njė pėrkrahje tė madhe nga organizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė. Institucionet ndėrkombėtare me presionin e Paktit tė Stabilitetit janė pajtuar qė Kosovės t'i mundėsohen kreditė me afat tė gjatė. Statusi i pazgjidhur politik ka pamundėsuar marrjen e kredi tė jashtme pėr financimin e projekteve kapitale. Nėpėrmes kėtij ligji pritet tė mbulohet boshllėku i zvogėlimit tė donacioneve tė huaja. Ky ligj i aprovuar nė parim nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, ėshtė bėrė objekt diskutimi nė sesionin e fundit plenar tė Kuvendit tė Kosovės dhe me kėrkesėn e deputetėve tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) qė aktualisht pėrbėjnė shumicėn nė Kuvend, ėshtė rikthyer pėr rishqyrtim. Projekligji pėr marrėveshjet financiare ndėrkombėtare qė ėshtė hartuar qeveria, ėshtė cilėsuar si shumė i rėndėsishėm pėr fazėn nė tė cilėn po kalon vendi. Deputetėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), partisė sė dytė parlamentare, rikthimin nė shqyrtim tė mėtejshėm e kanė cilėsuar tė motivuar politikisht dhe jo pėr arsye juridike.
ECIKS/Biznesi
|