|
Njė miliardė USD investime nė Kosovė !
Prishtinė, 5 maj 2004 -Disa biznesmenėt amerikanė tė cilėt po qėndrojnė nė Kosovė nė krye me Hanry Pinkenshtajn nga American development consulting group i Ēikagos zhvilluan takime me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe ministrin e Tregtisė e Industrisė Ali Jakupin, me ērast u njohėn me infrastrukturėn ligjore pėr investimet e huaja. Pikenshtajn tha se nė Kosovė sheh shumė mundėsi pėr zhvillimin ekonomik, dhe, siē u shpreh ai, tani ėshtė koha kritike pėr zhvillimin e Kosovės. Qėllimi ynė ėshtė qė tė vijmė kėtu e tė shohim cilat investime janė mė tė mira. E dijmė se kėtij vendi i duhen investimet, ne kemi njė fond qė do ta pėrdorim pėr kėtė. Do tė investojmė nė tė gjitha fushat, sė pari nė infrastrukturė, sepse ajo ėshtė bazė e nevojshme pėr ēdo ekonomi, nė ujėra, nė rrugė, elektricitet dhe tė gjitha ato qė ju nevojiten juve, prej nga ju mund tė zhvilloni njė ekonomi tė lirė dhe stabile, ka thėnė z. Pikenshtajn. Koorditanori i Kosovės nė Paktin e Stabilitetit Besim Beqaj pas kėtij takimi tha se Sė bashku me biznesmenėt nga Ēikago, kryesisht ishte tema se si tė trimėrojmė vendasit dhe diasporėn qė tė vijnė me investimet e tyre pėr tė investuar nė fushat qė nė momente tė caktuara mund tė kenė interes ekonomik edhe pėr kėta, por edhe pėr Kosovėn. Pikenshtajn, pas takimit me ministrin e Tregtisė dhe Industrisė, tha se kanė biseduar pėr bashkėpunimin me qeverinė pėrsa u takon investimeve, duke shtuar se ėshtė diskutuar pėr gjėra konktrete nė bujqėsi, nė biznes dhe infrastrukturėn qė i duhet vendit tuaj. Ne jemi tė interesuar tė ndihmojmė. Ndėrsa ministri Jakupi, pohoi se pėrveē sektorit tė bujqėsisė, me biznesmenėt amerikanė kanė biseduar edhe pėr kapacitetet industriale, pėr turizmin etj. Ne ia mundėsuam ti definojė disa ēėshtje tė cilat i interesonin kėtij, sidomos legjislacionin qė ka tė bėjė me investitorėt e huaj, me efektet qė mund tė arrijė me investimet e veta kėtu dhe e konsiderojmė se ishte njė bisedė e nevojshme, pritet qė nė kohė tė caktuar tė japė efektet e veta, tha ministri Jakupi. Ministri Jakupi theksoi se edhe barrierat me tė cilat janė ballafaquar investitorėt e jashtėm po zvogėlohen ndėrsa potencoi se ėshtė bėrė disejnimi i ministrive pėr joshjen e investitorėve tė huaj, tė cilėt gjatė regjistrimit apo fazave tjera pėr fillim tė veprimtarisė nuk do tė ndeshen me burokraci, madje edhe mundėsitė pėr korrupcion do tė jenė tė limituara tha ministri. Biznesmenėt amerikanė, zhvilluan sot takime edhe me zyrtarėt e KEK-ut dhe tė IPKO-netit.
ECIKS / Rtklive
|