|
Thellohet bashkėpunimi ekonomik Kosovė - Kroaci
Prishtinė, 4 maj 2004 - Kryetari i Odės Ekonomike tė Kroacisė, Nadan Vidosheviq, i cili ndodhet pėr njė vizitė nė vendin tonė u takua sot me kryeministrin Bajram Rexhepi, ministrin Ali Jakupi, kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe me koordinatorin e Zyrės sė Paktit tė Stabilitetit pėr Kosovė Besim Beqaj, njoftojnė mediat kosovare.
Krijimi i njė situate mė tė favorshme ekonomike pėr investime dhe fillimi i negociatave pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Tregėtisė sė Lirė ndėrmjet Kosovės dhe Kroacisė, ishin tema tė diskutimit gjatė takimit tė ministrit tė Tregtisė dhe Industrisė, Ali Jakupi, me kryetarin e Odės Ekonomike tė Kroacisė, Nadan Vidosheviq, njofton KosovaLive.
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci me mysafirin kroat ka biseduar gjerėsisht pėr mundėsitė e aktivizimit tė resurseve ekonomike dhe njerėzore tė Kosovės nė funksion tė zhvillimit tė pėrshpejtuar tė Kosovės dhe interesit reciprok pėr bashkėpunim me Kroacinė, bėn tė ditur Qendra Informative e Kosovės.
Nga ana e tij, kryetari i Odės Ekonomike tė Kroacisė ka shfaqur interes pėr investime nė Kosovė dhe pėr pjesėmarrje nė privatizimin e objekteve ekonomike tė Kosovės, pavarėsisht nga jehona e trazirave tė marsit.
Duke folur pėr rėndėsinė e rregullativės ligjore nė kėtė fazė trasnzicioni tė Kosovės, ndėrkaq, ai ka vlerėsuar se anėtarėsimi vullnetar nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, sipas ligjit tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, nuk ėshtė zgjidhje stimuluese, sepse kėshtu mbrohen interesat vetėm tė njė grupi ndėrmarrjesh, kurse pėr interesa tė pėrgjithshme shteti duhet tė krijojė agjenci tė cilat financohen me taksa tė qytetarėve.
Duke folur pėr resurset turistike tė Kroacisė dhe mundėsitė e vogla tė kosovarėve pėr tė udhėtuar nė Kroaci, pėr shkak tė regjimit tė vizave, Daci ka kėrkuar qė Zagrebi zyrtar t'i heqė vizat pėr qytetarėt e Kosovės, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
ECIKS
|