|
Bashkimi Evropian zgjerohet me 10 shtete tė reja
Dublin, 2 maj 2004 - Bashkimi Evropian mirėpriti zyrtarisht dhjetė anėtarėt e rinj nė njė ceremoni tė thjeshtė pėr ngritjen e flamurit nė Dublin. Nė zgjėrimin mė tė madh tė kėsaj organizate pėrfshihen edhe shtete ish komuniste tė cilat mė parė kishin qenė tė shkėputura nga kontinenti pėr shkak tė Luftės sė Ftohtė.
Udhėheqės tė 25 vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian u mblodhėn para rezidencės sė presidentit irlandez pėr tė kremtuar atė qė shumė evropiano-lindorė e cilėsojnė si kthim nė familjen evropiane.
Presidenti polak Aleksander Kvasnievski, i cili kryeson shtetin mė tė madh tė anėtarėve tė ri, u pyet nga gazetarėt se si ndihej pas vite negocimi pėr tė pėrmbushur kėrkesat e antarėsimit nė Bashkimin Evropian. Unė jam i lumtur, vėrtetė, kjo ėshtė njė ditė e madhe pėr ne, pėr Poloninė, pėr Evropėn dhe mendoj se mė nė fund ne do tė realizojmė ėndrrat tona.
Pėr Poloninė, republikėn Ēeke, Sllovakinė, Hungarinė, Slloveninė, Estoninė, Letoninė dhe Lituaninė, pranimi nė Bashkimin Evropian kurorėzon dhjetė vjet pėrpjekje pėr reforma ekonomike, shpesh tė vėshtira pas pėrmbysjes sė sistemit komunist. Dje nė radhėt e Bashkimit Evropian u pranuan edhe Malta e Qiproja.
Ceremonia zyrtare nė Dublin u zhvillua pasi qindra mijėra qytetarė nė vendet e reja anėtare kishin festuar kėtė rast i cili shihet si mbyllje e ndarjes Lindje-Perendim. Presidentja e Irlandės, Mary McAleese, tha. Ėshtė njė ditė festive, nė tė cilėn e kaluara ėshtė lėnė tė pushojė dhe e ardhmja shikohet me shumė shpresė.
Por ndėrsa udhėheqėsit evropianė pėrshėndesin zgjerimin mė tė madh tė bashkimit tė tyre si njė triumf historik, ata gjithashtu janė tė shqetėsuar se ky zgjerim do tė kushtojė shumė dhe mund tė paralizojė procesin e vendim-marrjeve.
Ky zgjerim drejt lindjes dhe jugut e shton popullatėn e Bashkimit Evropian me 75 milionė banorė dhe sipėrfaqen territoriale me 25 pėrqind, por prodhimin e pėrgjithshėm vetėm me 5 pėrqind.
Bashkimi Evropian pėrballet me sfida tė tilla si integrimi i anėtarėve mė tė varfėr, manaxhimi i 25 shteteve rreth njė tavoline dhe kontrolli i imigracionit e krimit tė organizuar tani qė kufijtė e Bashkimit Evropian shtrihen deri nė ish republikat sovjetike, si Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.
ECIKS / VoA
|