|
Prishtinė, largohen shitėsit ilegalė nga trotuaret
Prishtinė, 28 prill 2004 - Kuvendi Komunal i Prishtinės ripėrsėriti premtimin se do tė largohen tė gjithė shitėsit ilegalė tė rrugėve nga trotuaret e Prishtinės dhe se do tė bėhet zhvendosja e tėrėsishme e tregut tė gjelbėr prapa Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve pėr nė vendet e caktuara. Bajram Mjeku, zyrtar pėr informim i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, tha se shitėsit ilegalė duhet tė pėrfillin urdhrat e ligjvėnėsve komunalė dhe tė largohen nga trotuaret. Pėr kėtė iniciativė, zėdhėnėsi Mjeku tha se inspektorėt gjegjės nė bashkėpunim me Shėrbimin Policor tė Kosovės janė pėrgjegjės dhe tė vendosur qė tė pėrmbushin premtimin. SHPK-ja kohė mė parė nuk i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sonė pėr largimin e shitėsve ilegalė. Tani kur kemi forcuar bashkėpunimin me SHPK-nė aksionet e tilla do tė jenė tė pėrditshme, - tha ai.
Ai tha se Drejtorati pėr Inspeksion i komunės ka marrė pėrsipėr zhvendosjen e tregtarėve nė tregjet pėrkatėse, njėrin nė Bregun e Diellit dhe tjetrin pas rregullimit tė tėrėsishėm nė Kodrėn e Trimave. Sipas tij, inspektorėt komunalė qė pėrkujdesen pėr kėtė nismė nuk kanė hasur nė probleme me shitėsit e rrugėve. Pėr tė vėnė rregull nė kėtė ēėshtje, nė raste tė moszbatimit tė urdhrave, inspektorėt kanė paraparė masa gjobitjeje dhe konfiskim tė mallit. Problemi i shitėsve ilegalė pėrfundimisht do tė zgjidhet kur tė zhvendoset tregu i gjelbėr prapa Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė. Kjo hapėsirė e ngulfatur ende vazhdon tė paraqesė probleme si pėr kėmbėsorėt, ashtu edhe pėr trafikun rrugor, meqė parkingjet e shumta janė zėnė nga shitėsit. Kohė mė parė pushteti lokal nė kryeqytet ka vendosur zhvendosjen e tregut kryesor tė Prishtinės pėr nė periferi tė qytetit nė rrugėn pėr nė Fushė Kosovė, por kjo ende nuk ėshtė bėrė. Po ashtu, nė lagjen Kodra e Diellit komuna ka ndėrtuar njė treg alternativ, mirėpo ai ka mbetur i zbrazėt prej dy vjetėsh, qė nga koha e promovimit, pėr arsye se tregtarėt thonė se tregu ndodhet nė periferi dhe se nuk kanė klientė. Tregjet ekzistuese tė kryeqytetit ndodhen nė rrugėt kyēe dhe ato shkaktojnė tollovi nė komunikacion.
ECIKS/Balkanweb
|