|
Ministria e Bujqėsisė kėrkon uljen e TVSH-sė
Prishtinė, 27 prill 2004 - Ministria e Bujqėsisė rekomandon se ndryshimi i tatimit mbi vlerėn e shtuar (TVSH) do tė kishte efekt shumė mė tė madh sesa heqja e taksės doganore, pasi pėr shumicėn e imputeve bujqėsore nuk aplikohet taksė doganore. Kėshilli Ekonomik Fiskal (KEF) javėn e kaluar vendosi qė nė favor tė bujqėsisė tė ulet taksa doganore nė 0 pėr qind pėr grurė, farėra dhe pesticide, ndėrsa pėr materiale tė ndryshme riprodhuese taksa doganore do tė jetė 2 pėr qind. Menderez Ibra, sekretar i pėrhershėm i MB-sė, tha se ndryshimi i politikės fiskale nuk shihet si e vetmja zgjidhje e problemeve nė bujqėsi sepse ka edhe probleme tė tjera, siē ėshtė niveli i ulėt i prodhimtarisė, fitimi i vogėl, teknologjia e vjetėruar, etj. Ibra tha se qysh nė shtator tė vitit 2002 ėshtė pėrgatitur dokumenti pėr ndryshimin e politikės fiskale nė bujqėsinė e Kosovės, sepse sipas tij ajo politikė e ngarkonte bujqėsinė dhe e vinte atė nė njė konkurrencė tė padrejtė. Ėshtė politikė e pėrgjithshme e Ministrisė sė Bujqėsisė qė ti rrisė tė hyrat dhe produktivitetin nė ferma, mirėpo kjo duhet tė arrihet me humbje minimale tė tė ardhurave tė buxhetit nė planin afatshkurtėr dhe pa humbje pėr konsumatorin, - tha Ibra. Ibra tha se, edhe pse bujqėsia ėshtė degė ekonomike shumė e rėndėsishme pėr zhvillim, ajo ka njė buxhet shumė tė ulėt. Sipas tij, pėr vitin 2003 buxheti i Ministrisė sė Bujqėsisė ka qenė nė njė shumė tė vogėl prej 0.5 pėr qind nga buxheti i pėrgjithshėm i vendit. Ai tha se duhet tė merren parasysh edhe subvencionet, qė janė njė nga format kryesore mbėshtetėse pėr sektorin e bujqėsisė.
Sipas tij, hapat drejt ngritjes sė aftėsisė konkurruese qė ndikohen nga pėrshtatja e politikės fiskale janė: investimet nė bujqėsi, pėrdorimi mė i madh i agroimputeve dhe rritja e produktivitetit. Po ashtu ministria rekomandon qė lirimi nga obligimet tatimore pėr grurė tė vazhdohet deri mė 30 shtator tė kėtij viti. Ata kėrkuan qė farėrat tė lirohen nga dogana nė afat tė pacaktuar, mirėpo mielli tė ketė doganė tė rregullt nė favor tė mbrojtjes sė industrisė sė blojės. Ministria e Bujqėsisė propozon edhe masat pėr heqjen e taksave doganore dhe heqjen e TVSH-sė pėr imputet bujqėsore, ushqimet blegtorale dhe koncentratet, mallrat kapitale nė bujqėsi, sistemi i ujitjes, si dhe heqjen e TVSH-sė pėr artikujt themelorė ushqimorė dhe pagesa e subvencioneve direkte pėr prodhuesit bujqėsorė.
ECIKS / Biznesi
|