|
Pejė: Privatizohet ndėrmarrja e parė shoqėrore
Prishtinė, 27 prill 2004 - Kombinati i drurit nė Pejė, pas nėntė muajve vonesė pėr shkak tė bllokimit tė privatizimit, ka kaluar zyrtarisht tė mėrkurėn nė pronėsi private. Kjo ėshtė ndėrmarrja e parė e privatizuar nė kėtė komunė. Biznesmeni shqiptar nga Peja Hajdar Bajraktari, qė ndodhet me punė tė pėrkohshme nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė njėri nga pesė partnerėt qė kanė privatizuar kėtė ndėrmarrje. Nė ceremoninė solemne tė organizuar nė objektet e fabrikės, Bajraktari tha se po marrin kėtė fabrikė nė duart e tyre me shpresė qė do tė ngjallin ekonominė dhe ta ulin numrin e tė papunėve nė komunėn e Pejės.
Kam ftuar sot shumė biznesmenė nga Peja qė sė bashku jo vetėm me ta, por edhe me shqiptarėt e tjerė kudo qė janė, tė punojmė dhe tė investojmė pėr tė mirėn e vendit tonė, - tha Bajraktari. Gjatė ceremonisė sė rastit, pėrveē pėrfaqėsuesve tė Odės Ekonomike tė Kosovės, Agjencisė Kosovare tė Mirėbėsimit, pushtetit lokal tė Pejės, ishte prezent edhe shefja e Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Macie Reis. Diplomates amerikane me tė hyrė nė kombinatin e drurit, i kishte lėnė pėrshtypje vendosja e flamurit amerikan krahas atij shqiptar nė hyrje tė objektit. Isha shumė e lumtur kur e pashė flamurin amerikan qė ishte duke u valėvitur nė kėtė ndėrmarrje. Kjo simbolizon afėrsinė dhe bashkėpunimin e ngushtė shqiptaro- amerikan, - tha Reis. Kombinati i drurit ka nė pronėsi tė vetėn njė sipėrfaqje mbi 9 hektarė tokė, pėr tė cilėn ata vjeshtėn e kaluar kishin paguar 2.5 milionė euro. Me rastin e privatizimit tė kombinatit tė drurit nė Pejė, Ahmet Shala, zėvendėsdrejtor i AKM-sė, tha se pėr ndėrmarrjet shoqėrore nė Kosovė duhet tė ketė mė shumė investitorė tė interesuar shqiptarė jo vetėm nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga vendet e tjera tė botės. Atmosfera nė AKM pas largimit tė Mari Fucci-t ėshtė shumė relaksuese dhe shumė pozitive, - tha Shala.
ECIKS / Biznesi
|