|
Pėrmirėsohen prognozat ekonomike botėrore
Washington - Kjo si pasojė e perspektivės sė zhvillimit tė mirė, nė vecanti nė SHBA dhe nė Azi, ndėrkohė qė zona evropiane shėnon njė rritje shumė mė tė vogėl. Mė e fundit nė kėtė zonė ėshtė Gjermania me prognozat pėr vetėm dy pėrqind tė rritjes ekonomike. Ekspertėt e FMN janė tė mendimit se ka nevojė pėr korrigjime tė rėndėsishme tė prognozave tė zhvillimit ekonomik pėr kėtė vit. Rritja e filluar ekonomike nė vitin e kaluar po shėnon edhe mė tej rezultate tė mira. Shefi i ekspertėve ekonomik, Raguram Rajan thotė: "Ekonomia botėrore gjendet nė njė fazė tė zhvillimit tė mirė dhe tė lartė. Treguesit e rritjes ekonomike qė kemi parashikuar para njė gjysmė viti, ndėrkohė janė tejkaluar nė shumė rajone tė botės. Volumi i pėrgjithėshėm tregtar nė mbarė botėn ėshtė shtuar, ndėrsa rimėkėmbja ekonomike nė SHBA dhe nė Azi ėshtė mė e lartė se qė ėshtė parashikuar. Ekonomia e Japonisė po shėnon rritje tė cilat nuk ka shėnuar qė nga viti 1996".
Pėr kėto shkaqe, FMN ka korrigjuar prognozat e rritjes ekonomike pėr gjysmė pėrqind dhe tashti parashikohet qė nė pėrmasat botėrore kėtė vit tė shėnohet rritje prej 4,6 ndėrsa vitin e ardhėshėm 4,4 pėr qind.
Mė pak e pėrshtatshme vlerėsohet perspektiva ekonomike nė zonėn evropiane. Nė kėtė rajon gjatė kėtij viti pritet njė rritje prej 1,7 pėr qind. Ndėrkohė qė prognozat pėr vitin e ardhėshėm parashikohet rritje prej rreth dy pėrqind. Vendi me zhvillimin mė tė vogėl ekonomik nė kėtė periudhė do tė jetė Gjermania, me 1,6 pėr kėtė, respektivisht 1,9 pėrqind rritje ekonomike pėr vitin e ardhėshėm. Raguram Rajan flet pėr shkaqet e njė zhvillimi tė kėtillė.
"Edhe nė Evropė pritet pėrmirėsimi i gjendjes, ndėrsa Gjermania ka kryer disa prej detyrave tė shtėpisė. Ajo ka reformuar sistemin e punės dhe tė pensioneve. Por axhenda 2010 ende nuk ka pėrfunduar. Reformat e mėtejme me siguri qė do tė ndihmonin Gjermaninė", thotė ai.
Ekspertėt e FMN thonė se njė element shqetėsues janė kėrcėnimet prej sulmeve terroriste. Kėta ekspertė kritikojnė edhe deficitin buxhetor nė SHBA, i cili nė shtigje afatmesme mund tė shkaktojė probleme shtesė.
ECIKS/Dwelle
|