|
Sigurimet: mė shumė bashkėpunim Shqipėri-Kosovė
Prishtinė, 26 prill 2004 - Tani autoritetet mbikėqyrėse tė sigurimeve nė Shqipėri dhe Kosovė do ta kenė mė tė lehtė sigurimin e informacionit nė lidhje me veprimtarinė e sigurimeve nė dy vendet. Kėto ditė ėshtė nėnshkruar njė memorandum mirėkuptimi midis Komisionit tė Mbikėqyrjes sė Sigurimeve nė Shqipėri (KMS) dhe Autoritetit Bankar dhe Pagesave tė Kosovės (BPK). Kėto palė do tė shkėmbejnė informacion konfidencial midis tyre, ēka do tė ndihmojė nė rritjen e transparencės dhe luftėn kundėr pastrimit tė parave nė fushėn e sigurimeve, ashtu si ka deklaruar disa ditė mė parė kryeprokurori i pėrgjithshėm Theodori Sallaku.
Memorandumi ndihmon nė krijimin e procedurave tė lehta pėr organizimin e kontrolleve tė dyanshme pėr kompanitė e sigurimit nė vendin ku kanė selinė qendrore apo degėt e tyre nė vendin tjetėr.
Nė memorandum pėrfshihet shkėmbimi i informacionit nė lidhje me kontrollin e menaxhimit dhe strukturės sė biznesit, kontrollin e pronėsisė (aksionerėve), likuiditetit qė duhet tė mbajnė kompanitė etj. Gjithashtu, nė tė theksohet kooperimi pėr vlerėsimin e rreziqeve tė tregut dhe trajtimin e ankesave tė konsumatorėve (personat qė janė tė siguruar nė kompanitė qė operojnė nė dy vendet).
Nga ana tjetėr, ky memorandum do tė krijojė mundėsinė pėr lehtėsimin e procedurave pėr shtrirjen e kompanive kosovare tė sigurimit nė Shqipėri dhe zgjerimin e mėtejshėm tė atyre shqiptare nė Kosovė.
Gjithashtu, ai do tė nzisė veprimtarinė ndėrkufitare nė sigurime, risigurime dhe ndėrmjetėsimin e kėtyre veprimtarive nė tė dyja vendet, si dhe shkėmbimin e stafit, eksperiencave etj.
ECIKS / Biznesi
|