|
Sadriu: BERZH tė mbėshtesė Kosovėn
Prishtinė, 24 prill 2004 - Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ali Sadriu, i cili mori pjesė nė Forumin vjetor tė Bankės pėr Zhvillim dhe Rindėrtim nė Londėr, ka zhvilluar njė varg takimesh me personalitete tė vendeve tė ndryshme dhe tė BERZ-it. Nė fokus tė kėtyre takimeve ishin vlerėsimet pėr tė arriturat nė shtetet e Ballkanit Perendimor. Ministri Sadriu ka thėnė se Kosova tashmė ka hyrė nė rrugėn nė drejtim tė Evropės dhe proceve qė ēojnė drejt familjes evropiane dhe tė integrimeve ekonomike edhe nė rajon. Ai ka pėrcjellė mesazhin e institucioneve tė Kosovės nė kėtė forum tė rėndėsishėm. Sadriu ka mirėpritur premtimet qė janė bėrė pėr investime nė tė ardhmen nė Kosovė, duke kėrkuar edhe njė angazhim edhe mė tė madh sidomos nė investimet kapitale tė fushave dhe sektorėve strategjikė, ku mund tė gjenerohen tė hyra si psh. sektorin e energjisė, tė ujėrave, tė hekurudhave dhe kjo do tė ndihmonte inkuadrimin e Kosovės nė korridoret 8 dhe 10.
ECIKS / Balkanweb
|